Debati i pafund Gerrard-Lampard-Scholes, Gerrard zgjedh më të mirin
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Për një kohë të gjatë ekziston pyetja se cili është mesfushori më i mirë anglez, ku në atë debat gjithmonë përfshihen treshja Steven Gerrard, Frank Lampard dhe Paul Scholes.

Gerrard te Liverpooli, Lampard te Chelsea dhe Scholes te Manchester United kishin vazhdimisht paraqitje mbresëlënëse me skuadrat e tyre, duke fituar edhe tituj të shumtë përgjatë karrierës së tyre.

Ndërkaq, së fundmi në një intervistë me Rio Ferdinand, legjenda e Liverpoolit dhe tani trajner te Aston Villa, Steven Gerrard, ka dhënë përgjigjen e tij për debatin e pafund Gerrard-Lampard-Scholes.

“Të gjithë janë tejet ndryshe. Mua nuk më pëlqen të flas për vetën. Lampard ishte i pamëshirshëm sa i përket statistikave, kur hynte brenda 16 metërshit. I mrekullueshëm. Por sa i përket kontrollimit të lojës dhe një futbollist natyral, do ta zgjidhja Scholes. Ata janë shumë ndryshe, të dy të mrekullueshëm në aspekte të ndryshme”, tha Gerrard.

“Të përfshihesh në frymën e njëjtë me të dy, kjo gjë mjafton për mua. Kjo është mjaftueshëm mirë për mua”, shtoi më tej legjenda e Liverpoolit.

Po ashtu, Gerrard foli edhe për mesfushorët më të mirë në botë aktualisht, ku aty përfshiu Jude Bellingham, Kevin De Bruyne, Mason Mount, Mateo Kovacic, Fabinho dhe Rodri, duke lënë anash emra të njohur si Luka Modric, Toni Kroos, Thiago, Joshua Kimmich and N’Golo Kante.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024