Frenkie de Jong ka një javë të pasigurt përpara, pasi mesfushori i Barcelonës vazhdon të përballet me presion të jashtëzakonshëm nga klubi për t'u larguar nga “Camp Nou” përpara sezonit të ri.
De Jong është shfaqur i shqetësuar për largimin nga Barça këtë verë kryesisht për shkak të kontratës së tij fitimprurëse në “Camp Nou”, së bashku me pagat e vonuara. Por mesfushori nuk ka gjetur as një klub të përshtatshëm, ku klubi më i interesuar është Manchester United, që nuk garon as në Ligën e Kampionëve.
Chelsea thuhet se ka shprehur interes për yllin e Barcelonës në javët e fundit, ku trajneri Thomas Tuchel thuhet se është një admirues i madh i mesfushorit holandez.
Megjithatë, sipas një raportimi nga Christian Falk, duket se Bayern Munich është një tjetër destinacion i mundshëm për De Jong.
De Jong gjithashtu mund të ribashkohet me ish-bashkëlojtarin e tij në Ajax, Matthijs de Ligt, i cili iu bashkua “Bavarezëve” në një marrëveshje të përhershme nga Juventusi në këtë merkato verore.