De Gea largohet nga Evropa në një transferim befasues?
Lexohet për: 2 min.
ewh43h43
1 vit më parë
Linku u kopjua

David de Gea refuzoi një ofertë shumë milionëshe nga Arabia Saudite dhe nuk do të vazhdojë karrierën e tij si bashkëlojtar i Cristiano Ronaldos dhe Marcelo Brozović në Al Nassr. Kështu pretendojnë mediat spanjolle, duke zbuluar gjatë rrugës se ai mund të shkojë në MLS, Lionel Messi dhe Inter Miami.

Spanjolli, i cili luajti 45 ndeshje për kombëtaren dhe u shpall portieri më i mirë në Premier League sezonin e kaluar, ka mbetur pa klub që kur dështoi të negociojë një zgjatje të kontratës me Manchester United. Ai luajti 545 ndeshje për gjigantin anglez, 190 pa pësuar gol dhe me të fitoi kampionatin anglez dhe Europa League.

Sipas mediave angleze dhe spanjolle, Al Nassr i ka ofruar De Geas dy milionë euro në muaj për të nënshkruar kontratën, por ai e ka refuzuar ofertën. Ndoshta për shkak të interesit të shfaqur nga Inter Miami, një klub në bashkëpronësi të David Beckham, në të cilin performojnë Messi, Sergio Busquets, Jordi Alba dhe që thuhet se po thërret Luis Suarez dhe Ivan Rakitiq.

Përveç interesimit nga MLS, De Gea thuhet se ka disa opsione të tjera. Përmendet një rikthim i mundshëm në Atletico Madrid, Valencia dhe Betis, si dhe një hyrje e mundshme në divizionin e dytë spanjoll Eldense.

De Gea këto ditë u interesua për blerjen e mundshme të atij klubi pasi presidenti aktual Pascal Perez po largohet pasi arriti të profesionalizojë klubin pas 60 vjetësh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025