Golashënuesi më i mirë në histori të skuadrës franceze, Lille, Jonathan David ka vënë në alarm klubet angleze dhe ato spanjolle.
David mbrëmë theu rekordin e Eden Hazard dhe u bë golashënuesi më i mirë në histori të Lille me 53 gola të shënuar, raporton KosovaPress.
“Më e largëta që mund të shoh për momentin është ndeshja e radhës dhe të ndihmoj Lille të rikthehet në top katërshe. Sigurisht… mëngjeset e së shtunës kur rriteshim në Kanada kishin të bënin me Premier Ligën dhe La Ligan. Premier Liga dhe La Liga janë ëndrra e çdo fëmije”, tha David.
“E kam admiruar Eden Hazard për një kohë të gjatë, të thyesh rekordin e tij është pak surreale për mua. I jam mirënjohës shokëve të skuadrës, tifozëve, stafit tonë të trajnerëve për mbështetjen dhe inkurajimin”, shtoi ai..