Daut Haradinaj nga Lugu i Baranit: Krenar me besimin tuaj për Kosovën Fituese
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 2 min.
6 ditë më parë
Linku u kopjua
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Daut Haradinaj nga Lugu i Baranit të Pejës ka falënderuar elektoratin për mbështetjen e madhe në garën për Kosovën Fituese 137 në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai ka thënë se ndihet krenar me besimin e qytetarëve që po i japin drejt fitores.
Nga Lugu i Baranit të Pejës nuk është hera parë që marrim hov nga këtu, edhe në ditët më të përgjakshme shpesh i kemi ra këndej për të arritur aty ku deshëm, në Kosovën e lirë. Burrat e gratë e këtij vendi janë dëshmuar ndër dekada para e pas luftës se sa me zell punojnë për atdheun e tyre.
Sonte bashkë jemi përsëri, tash për një qëllim madhor të radhës, për t’ia kthyer dinjitetin kësaj ane dhe Kosovës në total. Kështu, zonë për zonë, veç e veç, për të përçuar mesazhin se si do të fitojë Kosova dhe për t’i dëgjuar ata që e bëjnë Kosovën-qytetarët e saj të jashtëzakonshëm.
Nuk lodhem duke thënë që Peja me rrethinë më përmbush personalisht dhe politikisht mua dhe Aleancën. Historia e shkruar nga fundshekulli i kaluar e deri tash, ka vulën e Pejës me fshatra gjithandej. Jam krenar me ju dhe besimin tuaj për Kosovën Fituese! AAK 137, ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.