Data e zgjedhjeve vendore 2023, Begaj nis sot takimet me krerët e grupeve parlamentare
Lexohet për: 1 min.
Bajram Begaj - Vizita ne Kosove (3)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Vendosja e një date për zgjedhjet vendore 2023 në Shqipëri, ka bërë që presidenti Bajram Begaj të nis konsultat me partitë politike. Gjatë ditës së sotme duke nisur nga ora 13.00 presidenti do të zhvillojë takime me krerët e grupeve parlamentare për t’u konsultuar mbi një datë për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Begaj do të pres në takim kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, kreun e grupit të PD, Enkelejd Alibeaj si dhe dy krerët e grupeve të vogla parlamentare Mesila Doda dhe Fatmir Mediu.

Sipas Kodit Zgjedhor, zgjedhjet në Shqipëri zhvillohen në periudhat 15 prill deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor.

/rtsh.al/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025