Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur të shqetësuar lidhur me vendimet e lidershipit të Kosovës.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller, në një konferencë të mërkurën tha se Qeveria e Kosovës duhet t’i kthehet bashkëpunimit me aleatët ndërkombëtarë të saj.“Jemi të shqetësuar nga vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara të lidershipit të Kosovës. Besojmë se ata kanë vënë në rrezik mundësitë, të cilat ne e kemi ndihmuar Kosovën t’i krijojë. Nëse shikoni ngjarjet që nga pavarësia e Kosovës, SHBA-ja fuqishëm ka mbështetur integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci multietnike sovrane”, tha ai.
Sipas Miller që të realizohet ky vizion ata kanë bashkëpunuar me liderë të suksesshëm politikë të Kosovës në masa që kanë forcuar paqen e prosperitetin në vend ndërsa avancon Kosovën në rrugën euroatlantike.
Më 5 gusht, Policia e Kosovës ka mbyllur nëntë objekte të Postës së Serbisë në veri.
Për këtë veprim ka pasur reagime nga SHBA-ja dhe BE-ja.