“Dardanët” zhvilluan stërvitjen e dytë para ndeshjes me Andorrën
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës e ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen kundër Andorrës.

Kosova luan kundër Andorrës si mysafire këtë të enjte (12 tetor) me fillim nga ora 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet drejt Euro 2024, raporton KosovaPress.

Kjo ishte stërvitja e fundit e “Dardanëve” në Kosovë, pasi që nesër në mëngjes do të udhëtojnë drejt Andorrës.

Për dallim nga stërvitja e djeshme, e cila shërbeu më shumë si rigjenerim për lojtarët, kësaj radhe u punua me intensitet të plotë, teksa trajneri Primozh Gliha punoi edhe në aspektet teknike-taktike.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024