Dardanët rikthehen në “Fadil Vokrri”, tani nën drejtimin e Alain Giresse
Lexohet për: 2 min.
y43yq3y3
2 vite më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës janë rikthyer në stadiumin “Fadil Vokrri” për stërvitjen e parë të këtij viti.

Ata, në këtë grumbullim janë pritur nga përzgjedhësi i ri, Alain Giresse, i cili disa orë më herët e kishte mbajtur konferencën për media dhe këtë grumbullim dhe dy miqësoret e këtij muaji i kishte vlerësuar si mundësi njohjeje me lojtarët dhe përgatitje për ndeshjet e Ligës së Kombeve, që zhvillohen në fillim të qershorit.

Në stërvitjen e sotme në dispozicion të Giresse dhe stafit të tij ishin 13 futbollistë: Samir Ujkani, Arjanet Muric, Visar Bekaj, Fidan Aliti, Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Mirlind Kryeziu, Blendi Idrizi, Betim Fazliji, Milot Rashica, Edon Zhegrova, Elbasan Rashani dhe Astrit Selmani.

Pjesa tjetër e futbollistëve që arritën më vonë në Kosovë, punuan në ushtrime fitnesi në hotel.

Stërvitja e sotme ishte pa ngarkesa, me vrapim të lehtë dhe më lojë me top në hapësirë të vogël.

Kosova ndeshjen e parë miqësore të këtij muaji e luan kundër Burkina Fasos, më 24 mars, në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa pesë ditë më vonë përballet me Zvicrën, në Cyrih.

Stërvitjen e radhës, Dardanët, do ta zhvillojnë nesër në Kampin Nacional në Hajvali.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024