Danimarka do t'i bashkohet Suedisë në dhurimin e automjeteve luftarake të këmbësorisë CV90, si dhe prodhimin e automjeteve të reja me vlerë 1.8 miliardë korona daneze (264 milionë dollarë) në Ukrainë, sipas Ministrisë daneze të Mbrojtjes.
Vendimi i Kopenhagës vjen pas kërkesës së Ukrainës për më shumë automjete pasi Suedia dhuroi 50 CV90.
"Mjeti luftarak 90 (CV90) ka qenë dhe është një shtesë e rëndësishme për mbrojtjen e Ukrainës që kur Suedia dhuroi 50 automjete më herët këtë vit."
Kontributi do të ndihmojë në financimin dhe mbështetjen e prodhimit të automjeteve të reja, si dhe pjesëve të këmbimit, municionit dhe mirëmbajtjes pas dorëzimit.
Marrëveshja e tanishme dypalëshe “është një kontribut i rëndësishëm në ambicien tonë të përbashkët për të vazhduar të mbështesim luftën e Ukrainës për liri”, njoftoi Ministria daneze e Mbrojtjes.
Danimarka e kishte mbështetur tashmë Ukrainën ushtarakisht në ndihma me vlerë 20.5 miliardë korona (3.9 miliardë dollarë) dhe ndihmë civile prej 2.8 miliardë korona (411 milion dollarë). /AA