Danimarka anulon festën kombëtare, i drejton kursimet në ushtri
Lexohet për: 1 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Danimarka planifikon të anulojë festën publike për të kursyer 3.2 miliardë kruna daneze (400 milionë euro) në vit, tha ministria e financave dhe qeveria planifikon të përdorë paratë për të financuar forcat e armatosura.

Nga viti 2024, qeveria me shumë gjasa do të shfuqizojë festën që 'bie' të premten e katërt pas Pashkëve dhe festohet në Danimarkë si Dita e Lutjes së Madhe.

Zyrtarët e Ministrisë së Financave llogaritën se heqja e vetëm një festë do të rriste produktin e brendshëm bruto (PBB) të Danimarkës me 9.4 miliardë kruna (1.2 miliardë euro).

Megjithatë, plani është vënë nën kritika, pasi qeveria e kryeministres Mette Frederiksen planifikon të përdorë paratë e kursyera për të financuar më shumë shpenzime ushtarake.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024