Me përfundimin e sezonit në Superligë, përfundoi edhe aventura katër vjeçare e Armend Dallkut në krye të Dukagjinit si trajner. Gjatë kësaj periudhe, Dallku e bëri Dukagjinin njërën nga skuadrat më të respektuara në elitën e futbollit kosovar, derisa kulmoi me pjesëmarrjen në garat evropiane vitin e kaluar.
Në një intervistë për KosovaPress, Dallku tregoi fillimisht për gjendjen e vështirë në të cilën e kishte marrë klubin nga Klina.
Por, tashmë ish-trajneri i Dukagjinit ka zbuluar edhe zhgënjimin e madh që përjetoi te kjo skuadër, gjë e cila edhe solli ndarjen e tij me skuadrën nga Klina.
E përkundër vështirësive, Dallku ka thënë se largimi nuk ishte i planifikuar.
Ndryshe, në edicionin që sapo ka përfunduar, Dukagjini i rendit në pozitën e shtatë me 45 pikë.