Kroacia pësoi një humbje të rëndë 3:0 ndaj Spanjës në hapjen e Kampionatit Evropian në Berlin.
Faktori vendimtar ishte pjesa e parë, në të cilën spanjollët shënuan tre gola dhe siguruan fitoren.
“E pashë të gjithë lojën. Shqipëria kaloi në epërsi, ishte një kundërshtar i barabartë dhe në fund pati një shans për 2:2. Nuk duhet t'i nënvlerësojmë, ata kanë energji të madhe dhe nuk ishin shumë më keq se italianët. Ishin cilësorë, u përpoqën dhe nuk duhet t'i nënvlerësojmë. Megjithatë, varet nga ne se si do të luajmë. Ne do të kemi dominim dhe do të duhet të dimë ta zgjidhim këtë lojë”, ka thënë Daliq.
Përballja e Kroacisë kundër Shqipërisë është “të jesh apo të mos jesh”, por Daliq thotë se nuk do të fundosen.
Kroacia e Shqipëria përballen më 19 qershor në Hamburg, duke filluar nga ora 15:00.