Më 22 mars, Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë për të luajtur një ndeshje miqësore ndaj Kilit. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Ennio Tardini” në Parma të Italisë, duke nisur nga ora 20:45.
Federata Shqiptare e Futbollit ka njoftuar të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga dita e sotme do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për këtë sfidë.
Më poshtë gjeni procedurat që duhet ndjekur për të siguruar biletën:
Nevojitet të regjistroheni në ticketone.it në mënyrë që të blini biletën.
Nëse dëshironi të ndryshoni të dhënat e biletës suaj, mjafton të logoheni në llogarine tuaj të Ticketone dhe të modifikoni biletën duke klikuar në sport.ticketone.it/post-order. KUJDES! Ndryshimi lejohet deri në tre ditë para ndeshjes, më vonë nuk lejoheni të bëni ndryshime në biletë.
Ju mund të procedoni me pagesën përmes disa metodave: Pagesë me kartat VISA, MASTERCARD, MAESTRO si edhe PAYPAL.
Fëmijët deri në moshën 12 vjec perfitojnë 50 % ulje në sektoret “Distinti”. KUJDES: Mosha e fëmijës duhet të jetë e saktë, pasi nëse nuk rezulton e njejtë në kontrollin e ID përpara se të hyni në stadium, nuk do ju lejohet hyrja.