Kombëtarja e Kroacisë e zuri vendin e tretë në Kampionatin Botëror “Katar 2022”, pas fitores sot kundër Marokut.
Kroacia e mposhti Marokun me rezultat të ngushtë 2:1 në garën për vendin e tretë të Kupës së Botës, raporton KosovaPress.
Pas ndeshjes për mediat foli trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic, i cili tregoi se fitoren e sotme ia dedikon Miroslav “Ciro” Blazevic, ish-trajnerit të Prishtinës në vitin 1985.
“Ky është një shkëlqim i artë prej bronzi. Ne fituam, një lojë e vështirë, por mendoj se kjo është e mrekullueshme. Kjo është një medalje për Kroacinë për të gjithë popullin kroat. Për të gjithë ata që na duan në rajon dhe në botë. Vërtet e mrekullueshme, në dy kampionate fitojmë dy medalje, një urim i madh për lojtarët e mi. Këtë fitore do t'ia jepja një njeriu që e nisi gjithë këtë, ai është Miroslav Ciro Blazevic. Shef, kjo është për ty, kjo është medalja jote, unë mund të fitoj pesë medalje, por ti je trajneri i të gjithë trajnerëve”, tha Dalic.
“Pak e prisnin këtë, 18 lojtarë të rinj, katër nga liga kroate e nisën lojën, por djemtë u mbyllën. Ata bënë më të mirën dhe luajtën në rezultat. Për mua, ky bronzi i yni është i artë, të fitosh një medalje bronzi si kjo në një garë si kjo është e mrekullueshme. Për njerëzit tanë, një gjë është e drejtë”, tha Dalic.
Sot ai bëri shumë ndryshime, befasoi me formacionin dhe përsëri e fitoi ndeshjen, ndërsa tha se sot dëshiroi të ishte më eksperimentues në formacion.