Cvijiq: Opozita “satelite” e Vuçiq-it, e ka vendin në koshin e plehrave
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kur kanë mbetur jo më shumë se pesë ditë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme dhe për president të Serbisë – më 3 prill – fushata elektorale ka filluar të bëhet mjaftë e egër në të dyja kampet politike.

Shpërndarja e fletushkave se për kënd të votohet tashmë po dërgohen derë më derë.

Mirëpo, një gjë të tillë e ka irrituar analistin serb Srdjan Cvijiq, i cili me anë të një reagimi në Twitter ka thënë se opozita satelit e presidentit aktual serb Aleksandar Vuçiq e ka vendin në koshin e plehrave.

Ai ka shtuar se nuk ia vlen të merret me reklamat kloun të stilit Vladimir Putin.

"Ja ku është opozita satelite e Aleksandar Vuçiq-it, ndërtesa ime e ka zgjidhur në këtë mënyrë. Mos i vendosni kot fletushkat në kutia, sepse të gjitha do të përfundojnë në koshin e plehrave. Nuk ia vlen as Vladimir Putin, as Nestroviqi e as reklamat dhe spotet klounë", thuhet në reagimin e tij.

Në garë për presidentin e ri të Serbisë janë tetë kandidatë - që nga presidenti aktual, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, profesori i Universitetit të Beogradit e deri te figura të ekstremit të djathtë. Ndër kandidatët për presidencën e shtetit janë edhe tri gra.

https://twitter.com/srdjancvijic/status/1509170420167188482
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024