Curri shijon humbjen e parë më Prishtinën, Llapi shkatërron Drenicën
Lexohet për: 1 min.
ft
1 vit më parë
Linku u kopjua

Trajneri Devatik Curri e ka shijuar humbjen e parë prej që erdhi në krye të Prishtinës. Bardh e kaltërit janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Dukagjini në javën e 28 të Superligës së Kosovës.

Huseini me autogol dhe Merlaku shënuan për skuadrën e Dallkut, kurse Pefqeli realizoi golin e vetëm te Prishtinës.

Gjilani ka pësuar humbjen e dytë radhazi. Skuadra e Zekirja Ramadanit është mposhtur në udhëtim te Ferizaj me rezultat 2-0 me golat e realizuara nga Halili dhe Gentrit, raporton KosovaPress.

Fitore të thellë ka regjistruar Llapi që e ka mposhtur Drenicën me rezultat të thellë 4-0 në Podujevë me gola e Porgnit, Firminos, Alidemajt dhe Kurtajt.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025