Çrregullimet mendore (psikike) të shoqërisë?
Lexohet për: 12 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Çfarë shoqërie jemi, histerike, e dhunshme, ose të themi; fjalët i kemi si Malushi e veprat si kurkushi. Të gjithë po shprehin indinjatën kundër dhunës së ushtruar ndaj të moshuarës nga punëtorja e Shtëpisë së Pleqëve.

Kam dëshirë të jem gjithmonë kundër mendimit të shumicës, sepse mendimi i shumicës është shpesh mendim histerik dhe është sikur  efekti i "Bandwagon"-it. Kur fillon vallja dhe muzika atëherë të gjithë fillojnë të vallëzojnë sipas muzikës. Po e them keshtu duke i shikuar të gjitha reagimet kundër kesaj videos që u bë virale në rrjetet sociale. Ky rast nuk është i vetmi, ka shumë raste të tjera, sepse si shoqëri jemi akoma mbrapa. Problemi është edhe më i thellë - madje strukturor. Mund të them se e gjithë shoqëria ka çrregullime psikike, prandaj na duhet një terapi e gjithmbarshme. Këtë teze po e argumentoj me sa vjion:

E para e punës, e para sa i përketë ngjarjes nuk dihen akoma rrethanat e saj. Nuk dihen se çfarë kanë ndodhur përpara, mos kanë patur konflikt, shkëmbim fjalësh dhe pastaj punëtorja ka thënë se është sulmuar sepse edhe smundja e pacientes është e tillë që harron se çfarë bënë. Por gjithashtu punëtorja sociale e bënë reagimin e gabuar kur fillon ta rrah me shuplaka edhe pse pacientja nuk shihej se e sulmonte ate. Gjithashtu punëtorja sociale sikur ishte nxitur nga shoqet, se gjoja ajo nuk po mund ta mbizotërojë situatën dhe gjithashtu ajo filmohej gjatë ushtrimit të dhunës. U kuptua se gruaj mbi të cilën u ushtrua dhunë qenka nëna e një dëshmori, në atë kohë vetëm 17 veçar, për të cilin, pas skandalit u shfaq në rrjetet sociale një insert i vogël, i inçizuar nga Milaim Zeka. Gjithsesi duhet pyetur; pse filmohej, a mos ka patur dikush interes kundër punëtores sociale apo edhe kundër Shtëpisë së Pleqve, kjo mbetet të shihet? Filmimi i paautorizuar, siç ka konfirmuar policia në fakt, është i tillë por interesi publik e legjitimon atë sepse pëmes këtij inçizimi u paraqit një padrejtësi, rast i ushtrimit të dhunës, dhe kjo në një mënyrë arsyetohet, saherë kur peshon më shumë interesi publik ndaj atij personal atëherë po themi kushtimisht-fiton interesi në emër të publikes.

Pyetja se si është e mundur të ndodhin ngjarje të tilla ka të bëjë edhe me mentalitetin tonë shoqëror. E para se jemi shoqëri që shquhemi për ushtrim të dhunës, si babai ndaj vajzës, por edhe burri ndaj guas, djali ndaj motrës, motra ndaj motrës etj. Dhunë fizike dhe psikike ushtrojnë përditë punëdhënësi ndaj punëmarrësit, ka mospërfillje ndaj rendit shtëpiak etj. Secili fillon dhe tenton ose e merrë ligjin në duart e veta, sipas Kanunit, si dikur moti, sepse nuk beson në ligj dhe rend e drejtësi.

Ja për shembull; ndodh që në rastet e tilla njerëzit nuk lajmërojnë kujdestarinë, ose edhe policinë kur shfaqen sulme të tilla, por mundohen t´i zgjidhin vetvetiu rastet e tilla të dhunës dhe përfundojnë si dhunues ose sulmues, në vend se këtë punë ta kryente policia me intervenimin e saj. Por besimi në ligj dhe drejtësi të shtetit do të thotë ta lajmërosh policinë menjëherë për rastin e ushtrimit të dhunës dhe jo të lajmërohet ajo kur dhuna është kryerë. Pra para se sulmuesi, dhunuesi të fillon aksionin, (kjo vlenë edhe pr abusuesit seksual) duhet t´i thuash ndalo; e thërras policinë; ju padis në gjyq. Këto janë ato mjetet, masat parandaluese dhe jo larja e hesapeve me dhunë fizike.

Gjithashtu kjo ngjarje sensibilizon kushtet e vështira të punës, rendin shtëpiak dhe sjelljen e punëtorëve në këtë Shtëpi dhe Shtëpia të tjera të Pleqve. Pra, shteti nuk duhet ta lerë përgjegjesinë e mirëmbajtjes dhe kontrollit profesional vetëm tek pronarët e Shtëpisë. Në rastet e tilla nuk mund të lejohen hapje të Shtëpive të Pleqve pa verifikim dhe plotësim të kushteve që kërkohen, sepse jo gjithkush mund të manaxhojë këto Shtëpi, pa personel profesional dhe pa pavarësi financiare. Ato duhet të jenë të pavarura dhe të kenë të punësuar kuadro të verifikuara dhe të mirë-testuara.

Përvoja nga Gjermania: Ata që konkurojnë për punëtor social-këshillëtar pedagog në Shtëpi të Pleqve në Gjermani shoshiten mirë para se të punësohen. Gjatë intervistimit, kandidati që kërkon punë, njoftohet se me çfarë ka të bëjë, pra me pleq e plaka me demencë e me të meta mentale, pra, ata që punojnë me pleq, në Shtëpi pleqësh duhet të jenë në top formë, të jenë kontrolluar dhe skenuar dhe ta kalojnë testin e kontrollit psikologjik dhe të marrin trajnime strikte se si të sillen me banorët hajmit për t´i parandaluar aktet e dhunës, siç ndodhën në Pejë. Punëtorët e tillë duhet të jenë të durueshëm, të qetë, të dashur të cilët në çfardo rrethana nuk mund të humbin durimin për tu sjellur keq me pacientët. Ndërsa pamjet nga ngjarja në Pejë, janë jashta çdo praktike që mund të egzistojnë ose vështirë të merren me mend, duken sikur skena filmi. Ky ushtrim i dhunës mund të jetë edhe veprim i cytur për të dëmtuar këtë shtëpinë e pleqve apo edhe për të treguar se nuk po ka kujdesje ndaj kategorive të moshuarve. Në opinionin publik (në rrjete sociale) kishte reagime se pse erdhi deri tek kjo ngjarje nuk ka fajë vetëm infermierja, por fajin e kanë djali dhe vajza e të moshuares, e cila paska ka një djalë tjetër "të gjallë" i cili jeton në Belgjikë, pastaj edhe vajzën që i jeton në Pejë, që e kanë dërguar nënën e tyre në Shtëpi Pleqësh. 

Ortegu i reagimit ishte shumë e ashper kundër vajzës që ushtroi dhunë. Madje u bënë thirrjet publike ndaj e vajzës që të dënohet si ato gratë në Iran, këto ishin vërtetë kërcënime ugurzeza.

Po pse ne kemi harruar se dhuna është ulur mes nesh. Kush e mban mend, deri para tre dekadave rrëmbimi (ikja)  e një vajze nga një djalë, për ta martuar është vlerësuar si e legjitimuar nga shoqëria, sepse është thënë se është bërë në emër të dashurisë. Edhe kjo duhet të studjohet, por tani kjo i takon të kaluarës, nuk kemi më rastet e tilla. Duhet gjithashtu të rritet besimi në ligj dhe drejtësi, që të gjithë pa përjashtim ta rrespektojnë dhe t´i frikësohen ligjit dhe ndëshikimit. Por edhe drejtësia duhet të jetë efektive e pa kompromis dhe të vlejë për të gjithë njësoj. Të gjithë të barabartë pra ligjit. Kjo do të thotë; kur e thërret policinë për rastet e dhunës ajo duhet të jetë për 20 minuta në vendin e ngjarjes. Prokurorët duhet sa më s´shpejt të fillojnë punën efektive dhe të sjellin rezultatet në hulumtime dhe natyrisht pastaj gjykata të sjell vendime profesionale. Kështu i tërë sistemi bëhet efikas dhe i besueshëm dhe parandalon dhe edukon gjithashtu edhe masat dhe tërë shoqërinë.

Siç tham; jemi dëshmitarë se dhuna në shoqëri po manifestohen në mënyra të ndryshme dhe është e strukturuar. Ushtrohet në familje, ndaj punëtorëve, ose dhuna, sulmet ndaj politikanëve madje para ca viteve shoqërohej me likujdime fizike e deri tek debatet televizive. Si dhuna fizike por edhe ajo psikike ushtrohet ose është ushtruar në parlament, në studio etj. Mjafton të shikosh debatet televizive në Politiko Kanalin 10, në Pressing T7, në Debat Plus etj.

E nga kjo vijmë në përfundim se shumë nga debatuesit nuk janë normal, pra kanë çrregullime psikike. Problemi është se as redaksia por as moderatori nuk e di këtë ose nuk është i vetëdijshëm për këtë fakt. Po cilat janë kriteret me të cilat mund të gjykojmë nëse një sjellje është e tillë, nëse një analist është i „shqetësuar mendërisht“?

Psikologët dhe psikiatrit e konsiderojnë sjelljen të çrregulluar kur ajo është devijuese, shqetësuese dhe jofunksionale. Përkufizimi i asaj që është devijuese ndryshon nga kultura në kulturë dhe nga një kontekst në tjetrin. Prandaj në kulturën tonë i mençur konsiderohet ai që flet për të tjerët terr e zi dhe pa kontrollë. Ai gjithashtu ndryshon nga koha në kohë; për shembull, një person i tillë nuk mund ta quajmë si person të egër, por ai mund të diagnostikohet si person me çrregullim të hiperaktivitetit dhe ka të deficit të vëmendjes; flet shumë, nuk mundet ta ndalojë (frenojë) vetveten në debat, kalon nga tema në temë edhe pse redaksia ose udhëheqësi i emisionin (debatit) nuk e kërkon këtë dhe madje mundohet ta parandalojë.

Çrregullimet mendore janë sëmundje mendore që mund të diagnostikohen në bazë të simptomave të tyre dhe të trajtohen me ndihmën e terapisë. Modeli i quajtur „biopsikosocial“ supozon se çrregullimet lindin nga predispozitat gjenetike, kushtet fiziologjike, dinamika e brendshme psikologjike dhe kushtet sociale. Çrregullimet e ankthit: çrregullime mendore të karakterizuara nga një frikë bezdisëse, e vazhdueshme ose sjellje e papërshtatshme për të reduktuar ankthin. Çrregullimi i ankthit të përgjithësuar: Të prekurit janë përgjithmonë të tensionuar dhe të pakëndshëm për arsye të pashpjegueshme. Çrregullimi i panikut: Personat që vuajnë përjetojnë episode të papritura ankthi intensiv. Fobitë: Njerëzit kanë një frikë irracionale ndaj objekteve ose objekteve specifike Situatave, ngjarjeve…Çrregullime obsesive-kompulsive (që na detyrojnë ose na rëndojnë dhe kjo na shtyn të sillemi në këtë mënyrë- Zwangstörung). Të prekurit vuajnë nga mendime ose veprime të përsëritura.

Ndjenjat negative të papërqendruara, të pakontrollueshme, sugjerojnë çrregullim ankthi të përgjithësuar. Simptomat e këtij çrregullimi fillimisht nuk janë asgjë të veçantë, por qëndrueshmëria e tyre është akute. Të prekurit, dy të tretat e tyre gra, janë vazhdimisht të tensionuar dhe të dridhur, të shqetësuar për ngjarje të ndryshme të tmerrshme që mund të ndodhin dhe vuajnë nga tensioni i muskujve, shqetësimi dhe pagjumësia. Tensioni dhe shqetësimi mund të shprehen me vetulla të rrahura, dridhje të qepallave, dridhje, djersitje ose nervozizëm. Përqendrimi është i shqetësuar sepse vëmendja përqendrohet në frikën njëra pas tjetrës. Një nga shenjat më të pakëndshme të çrregullimit të ankthit të përgjithësuar është se personi i prekur nuk mund të identifikojë shkaktarin e frikës dhe për këtë arsye nuk mund ta përpunojë ose ta trajtojë atë. Për të përdorur termin e Frojdit, kjo frikë është "lundrues i lirë". Çrregullimi i përgjithësuar i ankthit shoqërohet shpesh me depresion; megjithatë, edhe pa depresion, ai zakonisht është dobësues dhe mund të çojë në probleme fizike (të tilla si ulçera e stomakut dhe presioni i lartë i gjakut).

Për ta përmbyllur po citoj Gëzim Mekulin, media anlistin e njohur për këtë diskutim: „Dhuna nuk lindë vetëvetiu! Dhuna është produkt social e politik; nuk është produkt kulturor i një kombi e as i një gjinie. Autori pyet; Pse po shtësoheni për dhunën barbare ndaj një njeriu që i takon grupit më të dobët të shoqërisë njerëzore, në këtë rast pleqve. Lexo gazetën shqipe dhe bindu se çfarë dhune, çfarë degjenerimi, e barbarizmi gjuhësor ke aty. …Shikoni televizionin shqiptar. Britma, kiq, shund dhe kërcënime. Antivlera, asgjë humane, asgjë pedagogjike, asgjë normale: Barbarizëm, vjedhje, kërcënime e kaubojllëk nga goja dhe sjellja e politikanëve. Sepse vet dhuna është (kryesisht) produkt politik dhe social…qe 20 vjet veq është vjedhë e është planifiku qysh me mashtru e me rrejtë; prej Ministrisë, Familjes e deri te furraxhiu? Kjo vajza e shkretë ´nuk ka faj´, ajo nuk din ma mirë, more. Nuk din e shkreta sepse s'ka pa, s'ka dëgju, e as nuk ka përjetu diçka ma mirë e diçka 'tjetër'; qysh se ka lindë kjo e shkretë ka përjetu dhunë (të vetëdishme e të pavetëdishme), mos ndoshta edhe ajo gjatë fëmijërisë së saj ka përjetuar dhunë prandaj e kemi edhe këtë sjellje".

Fajin, me sa argumentuam, duhet të kërkuar më tej diku tjetër, tek politika, tek e mbarë shoqëria, produkt i së cilës jemi ne të gjithë. Sepse shembujt nga çrregullimet psikike të shprehura në vende pune, në parlament, në familje, në debate dhe jo vetëm në to, tanimë i dijmë, ato janë plagë shoqërore. Na duhet një terapi shoqërore, për të gjithë. Sa më herët të fillohet me të aq më mirë.

::::::::::::::

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024