Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHPK) ka njoftuar se për dy javë në Kosovë janë regjistruar 19 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.
Ani pse më 5 maj të vitit të kaluar Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka deklaruar fundin e Covid-19 si emergjencë globale shëndetësore.
IKSHPK po ashtu ka treguar edhe disa hapa për t’u mbrojtur nga infektimi.
Njoftimi i plotë:
Më 5 maj 2023, OBSH e ka deklaruar fundin e COVID-19 si emergjencë globale shëndetësore. Megjithatë, vende të ndryshme të botës dhe kontinentit evropian kanë regjistruar së fundi raste të reja të COVID-19, ndonëse intensiteti i tyre nuk ka reflektuar me rritje të shtrimeve në spitale apo ngarkesa të tjera të theksuara shëndetësore.
Autoritetet shëndetësore si masë kujdesi rekomandojnë praktikimin e masave parandaluese si mënyrën më të thjeshtë për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, duke përfshirë infektimin, format e rënda të sëmundjes, shtrimin në spital apo edhe vdekjen.
Hapat që mund të ndërmerrni për të mbrojtur veten dhe të tjerët përfshijnë:
➡️Praktikimin e higjienës së mirë personale dhe kolektive ? ?
➡️Kërkimin e kujdesit shëndetësor për testim ose trajtim nëse keni shenja apo faktorë rreziku për sëmundje të rëndë ? ? ?
➡️Vaksinimi me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur ?