COVID-19 në Shqipëri, asnjë viktimë në 24 orët e fundit
Lexohet për: 1 min.
COVID-19 Shqipëri
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë nga koronavirusi në Shqipëri.

Nga 1078 testime të kryera, 93 persona rezultuan të infektuar, ndërsa 51 të shëruar.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë- 26.  Aktualisht, në spitale po marrin trajtim 19 pacientë, nga të cilët 3 janë në gjendje më të rënduar.

Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 273.257 raste, prej tyre 269.307 janë shëruar, 461 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.489 pacientë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024