Spekulimet nga Gjermania po e lidhin Antonio Conten me punën e trajnerit te Bayern Munichu, por a është tekniku italian një kandidat potencial për gjigantin e Bundesligas?
Bayerni befasoi të gjithë kur njoftoi planin për të shkëputur marrëveshjen me trajnerin Thomas Tuchel në fund të këtij sezoni, raporton KosovaPress.
Disa emra të njohur shihen si opsione për punën e trajnerit te Bayerni, me favoritin e qartë, Xabi Alonson e Bayer Leverkusenit, i cili po lidhet gjithashtu me Liverpoolin, ku Jurgen Klopp do të largohet pas nëntë vitesh.
Eksperti i futbollit italian, Matteo Moretto ka përditësuar mbi spekulimet që po e lidhin Conten me Bayernin.
Bayerni e ka Conten në listë, por ai nuk është prioritet momentalisht, me Alonson që është favoriti kryesor te kampioni gjerman.