Concentrix + Webhelp Ballkani i gëzoi fëmijët dhe familjet e Fshatrave të fëmijëve SOS
Lexohet për: 5 min.
3
1 vit më parë
Linku u kopjua

Concentrix + Webhelp e krijoi donacionin për Fshatrat e Fëmijëve SOS në katër vende të Ballkanit, duke u ofruar ndihmë fëmijëve dhe familjeve që kanë nevojë për të.

Kompania më e madhe në botë në fushën e përvojës së përdoruesit (CX), Concentrix + Webhelp, po i kalon këto festa të Vitit të Ri dhe të krishtlindjeve duke iu rikthyer bashkësisë së vet dhe duke u ndihmuar Fshatrave të Fëmijëve SOS në Ballkan.

Përkatësisht, zyrat e Concentrix + Webhelp në tërë Ballkanin u bashkuan që t’i gëzojnë përdoruesit e katër Fshatrave të Fëmijëve SOS në vendet e rajonit.

Oliver Derler, CEO Concentrix + Webhelp Ballkan, theksoi se nismat e këtilla kanë rëndësi të veçantë për anëtarët e bashkësisë dhe se ai është veçanërisht i lumtur që kolegët e tij e mbështetën nismën për t’i mbështetur Fshatrat e Fëmijëve SOS.

“Concentrix + Webhelp tashmë është i pranishëm në tërë Ballkanin prej disa vitesh dhe jam shumë i kënaqur që kësaj here bashkërisht po u ndihmojmë atyre që kanë më shumë nevojë. Aq sa ne të rriturit i duam festat, fëmijët janë ata që më së shumti gëzohen për Babagjyshin e Vitit të Ri, i presin paketat dhe dekorimet dhe unë jam i lumtur që kemi mundësi t’i bëjmë të lumtur”, theksoi Derler dhe shtoi: “Ne po përpiqemi që çdo ditë pak nga pak t’i ndihmojmë komunitetit. Gjatë vitit kemi pasur disa nisma dhe veçanërisht jemi krenarë që vitin 2023 do ta mbyllim duke u shoqëruar me më të rinjtë."

Albanë Zogu Morina, shefe e mbledhjes së fondeve në Fshatrat e fëmijëve SOS në Kosovë thekson se misioni i Fshatrave të Fëmijëve SOS në Kosovë është të sigurojë që asnjë fëmijë të mos rritet vetëm. “Përmes mbështetjes së madhe të Concentrix + Webhelp, ne nuk morëm vetëm donacion; ne morëm edhe dhuratë shprese dhe gëzimi për fëmijët e Fshatrave të fëmijëve SOS në Kosovë. Ky partneritet tregon frymën e vërtetë të komunitetit, duke na kujtuar se, veçanërisht gjatë festave, ngrohtësia e dhembshurisë mund të ndikojë përgjithmonë në jetët e të rinjve.” – tha Zogu Morina.

Oliver Derler e dhuroi donacionin për Fshatrat e Fëmijëve SOS në Prishtinë, në emër të zyrës Concentrix + Webhelp. Ai vuri në dukje se, pavarësisht nga përditshmëria e nxituar në të cilën po jetojmë, gjithnjë duhet të ndalemi dhe t’u ndihmojmë atyre që kanë më shumë nevojë.

“Festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri janë periudhë kur gjithçka ndalet, kurse ne përqendrohemi te kujdesi ndaj familjes, miqve dhe fqinjëve. Megjithatë, jemi të vetëdijshëm që festat nuk nënkuptojnë që tryeza të jetë plotë dhe të ketë shumë paketa për të gjithë, prandaj ne, që kemi mundësi duhet të tregojmë solidaritet dhe ta përhapim magjinë gjatë festave, por edhe pasi të kalojnë ato”, përfundon Derler.

Concentrix + Webhelp Ballkan është kompani lidere në botë për përvojën e përdoruesit (CX) dhe teknologjinë. Ekspertët e saj krijojnë zgjidhje për markat më të mëdha tregtare në botë në të gjitha industritë kryesore, duke përfshirë teknologjinë, elektronikën e konsumit, shitjen me pakicë, udhëtimet, tregtinë elektronike, sistemin bankar, shërbimet financiare, sigurimet, kujdesin shëndetësor, komunikimet dhe mediat, automobilat, energjinë dhe sektorin publik. Në vendet e Ballkanit, ata janë të përqendruar që t’ua ofrojnë mbështetjen përdoruesve në gjuhën gjermane.

Në shtetet në të cilat i kanë përfaqësitë Concentrix + Webhelp, po përpiqet t’i ruajë marrëdhëniet me komunitetin dhe t’i mbështesë individët dhe grupet në nevojë. Gjatë vitit 2023, punonjësit e Concentrix + Webhelp morën pjesë në disa nisma, disa prej tyre ishin Race for the Cure, mbështetja e Shoqatës së personave me sindromën Down, Shoqatës së të Verbërve, Shoqatën e Personave me Autizëm dhe Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve.

Më shumë informacione për Concentrix + Webhelp në: https://webhelpkosovo.com/

Për kompaninë Concentrix + Webhelp

Përshëndetje, ne jemi ofrues kryesor global i zgjidhjeve dhe teknologjisë së përvojës së përdoruesit (CX). Ne krijojmë përvoja revolucionare të përdoruesve për disa nga markat tregtare më të mira në botë, si dhe ata që po ndryshojnë botën ashtu siç e njohim ne. Çdo ditë, ne projektojmë, ndërtojmë dhe menaxhojmë CX që t’u ndihmojë markave tregtare të rriten në mbarë botën dhe në të ardhmen. Pavarësisht a bëhet fjalë për ndonjë zgjidhje të veçantë ose tërë udhëtimin nga fillimi deri në fund - ne këtë e mbulojmë. Ne jemi mendimtarë strategjikë që krijojmë përvoja që e përkufizojnë markën tregtare.  Entuziastët teknologjikë të cilët krijojnë zgjidhje të mençura. Edhe ekspertët për operacine që tërë këtë e drejtojnë dhe e bëjnë të funksinonojë pa probleme. Në mbi 70 vende dhe në gjashtë kontinente, ne u shërbejmë sektorëve kryesorë të industrisë, duke përfshirë: teknologjinë dhe elektronikën e konsumit; shitjen me pakicë, udhëtimet dhe tregtinë elektronike; shërbimet bankare, financiare dhe sigurimet; kujdesit shëndetësor; komunikimi dhe media; industria e makinave; dhe energjinë dhe sektorin publik. Concentrix Corporation (NASDAQ: CNXC)  menaxhon me emrin Concentrix + Webhelp - Vendndodhjet: Virtualisht kudo - Vizitoni concentrix.com dhe mëso më shumë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024