Concentrix dhuron libra për bibliotekat anë e mbanë Ballkanit
Lexohet për: 5 min.
Biblioteka1
8 muaj më parë
Linku u kopjua

Concentrix ish-Webhelp Balkans, ka dhuruar libra për bibliotekat anë e mbanë Ballkanit.

Zyra përfaqësuese e kompanisë udhëheqëse në botë për përvojën e përdoruesve (CX), zgjidhjet dhe teknologjinë në Ballkan, Concentrix Kosova, po e shënon Ditën Botërore të Librit duke u dhuruar libra bibliotekave në tërë rajonin. Në dhjetë vendndodhje, në katër shtete, punonjësit u bashkuan dhe mblodhën libra për të kontribuar në rritjen e vetëdijes për rëndësinë e kulturës së leximit.

Oliver Derler, drejtor i përgjithshëm i Concentrix Balkans, theksoi se përparimi i një individi varet nga ajo se sa ndan me njerëzit përreth vetes dhe se ai është veçanërisht krenar që kolegët e tij e njohën këtë fakt.

“Më shumë se 2000 punonjës të Concentrix Balkans e kuptuan rëndësinë e kësaj nisme dhe jam shumë krenar për kolegët e mi, përkatësisht ndërruesit e lojës (game-changers), siç i quajmë ne midis nesh. Ata treguan se ngritja e lojës në një nivel më të lartë nuk do të thotë vetëm të jesh i mirë në punë, por edhe t’i dallosh nevojat e komunitetit të cilit i përkisni", theksoi Derler dhe shtoi: "Në çdo vend ku menaxhojmë, ne përpiqemi të jemi anëtar aktiv i komunitetit dhe të organizojmë me kënaqësi veprime më të ndryshme të mundshme. Ne jemi të vetëdijshëm se ky është kontribut simbolik, por gjithashtu është vetëm një nga mënyrat se si ne duam të japin kontributin në shoqëri”.

Faqja zyrtare në Kosovë ka dhuruar libra në të gjithë vendin. Shengyl Kelmendi Gashi nga Biblioteka e Pejës thekson se në ditët e sotme është e nevojshme të inkurajohet leximi dhe të theksohet rëndësia e bibliotekave si ruajtës të dijes.

“Në emër të Bibliotekës së Pejës ‘Azem Shkreli’, do të doja t’i shpreh mirënjohje Concentrix Kosova dhe punonjësve të tyre për pjesëmarrjen në dhurimin e librave për institucionin tonë. Concentrix Kosova e njohu rëndësinë e librit dhe bibliotekave për komunitetin lokal dhe me rastin e Ditës Botërore të Librit, i dhuroi libra Bibliotekës së Pejës ‘Azem Shkreli’. Fondi i bibliotekës sonë është pasuruar me tituj nga fusha dhe profesione të ndryshme. Librat e dhuruar për bibliotekën do të na ndihmojnë të ndajmë ide, të marrim informacion dhe të frymëzojmë admirimin për kultura të ndryshme, duke mundësuar forma të gjera dialogu midis njerëzve në hapësirë dhe kohë. Nëpërmjet leximit, mendja mund të endet në hapësira dhe histori që vetëm imagjinata mund t'i perceptojë. Kompania Concentrix Kosova me punëtorët e vet ka treguar se si kompanitë, përmes punës së dobishme shoqërore, mund të punojnë në përparimin e komunitetit lokal dhe shoqërisë në tërësi”, theksoi Kelmendi Gashi.

Concentrix është kompani udhëheqëse në botë për përvojën e përdoruesit (CX), zgjidhjet dhe teknologjinë. Menaxhon në më shumë se 70 vende, në gjashtë kontinente dhe më shumë se 500 vendndodhje, dhe mbi 440,000 të punësuar për çdo ditë zhvillojnë përvoja që i përcaktojnë brendet globale.

Ata gjejnë zgjidhje për brendet më të mëdha në botë në të gjitha industritë kryesore, duke përfshirë teknologjinë, elektronikën e konsumit, shitjen me pakicë, udhëtimet, tregtinë elektronike, bankat, shërbimet financiare, sigurimet, sigurimin shëndetësor, komunikimet dhe mediat, industrinë e automobilave, energjinë dhe sektorin publik. Në vendet e Ballkanit, ata janë të fokusuar që ta ofrojnë mbështetjen për përdorues në gjuhën gjermane.

Për të gjetur më shumë informacione rreth Concentrix Kosovë i ndiqni në rrjetet sociale në Facebook dhe Instagram: @ConcentrixKosovo apo në website: webhelpkosovo.com

RRETH CONCENTRIX-it:

CONCENTRIX-it është furnizues udhëheqës global i zgjidhjeve dhe teknologjisë së përvojës së përdoruesit (CX). Ne krijojmë përvoja revolucionare të përdoruesve për disa nga markat më të mira në botë, si dhe për ata që e ndryshojnë botën siç e njohim ne. Çdo ditë, ne dizajnojmë, ndërtojmë dhe menaxhojmë CX-in që u ndihmon brendeve që të rriten në mbarë botën edhe në të ardhmen. Qoftë të jetë fjala për ndonjë zgjidhje specifike ose për tërë rrugëtimin nga fillimi deri në fund - ne këtë e kemi mbuluar. Ne jemi mendimtarë strategjikë që krijojnë përvoja që e përkufizojnë brendin (markën). Entuziastët teknologjikë ndërtojnë zgjidhje më të zgjuara. Edhe ekspertët për operacione që i udhëheqin të gjitha këto dhe e bëjnë këtë që të funksionojë pa problem. Në mbi 70 vende dhe në gjashtë kontinente, ne u shërbejmë sektorëve kryesorë të industrisë, duke përfshirë teknologjinë dhe elektronikën e konsumit; shitjen me pakicë, udhëtimet dhe tregtinë elektronike; shërbimet bankare, financiare dhe sigurimet; sigurimin shëndetësor; komunikimet dhe mediat; industrinë e makinave; edhe energjetikën dhe sektorin publik. Concentrix Corporation (NASDAQ: CNXC) menaxhon me emrin Concentrix + Webhelp - Vendndodhjet: Praktikisht kudo - Vizitoni concentrix.com për të mësuar më shumë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025