"Francesco Totti, mbreti i Romës! Ai është dhe do të jetë lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë." - Diego Maradona
Ish-futbollisti Italian Franceso Totti, kaloi gjithë karrierën e tij 25-vjeqare me Romën, ai kishte shumë shanse për t'u transferuar diku tjetër gjatë karrierës së tij si lojtar, por ai gjithmonë zgjodhi të qëndronte në Romë për shkak të dashurisë së tij për klubin dhe qytetin. Totti tashmë ka zgjedhur një dashuri tjetër kur bëhet fjalë për gjumin – dyshekun Cloud i prodhuar nga Comodita Home.
Ky bashkëpunim sigurisht që është më i madhi në historinë e vendit tonë, bazuar në statusin prej ylli të futbollit, karrierën e lojtarit, sukseset e arritura me klubin e tij dhe Kombëtaren Italiane. Ndërsa brendi Comodita është eksportuesi më i madh kosovar në tregjet e Evropës dhe Amerikës dhe po ashtu, një nga storiet më të suksesshme të vendit në ditët e sotme. E duke patur parasysh nivelin e bashkëpunimit që ka rrjedhur nga këto dy emra kaq gjigand, projektimi i dyshekut Cloud vjen si inovacioni i madh që lirshëm mund të potencohet si projekti më i madh në Kosovë, regjion dhe më gjerë.
Kur u pyet se si e priti bashkëpunimin me brendin Comodita, mbreti i Romës, Totti, u shpreh: “Fillimisht, dua të falenderoj Comoditën që më ka propozuar një bashkëpunim të tillë, jam shumë mirënjohës për këtë partneritet duke e ditur që Comodita është një nga kompanitë më të rëndësishme në botë. Për mua të jem pjesë e këtij projekti është diçka tejet e veçantë.
“Është nder dhe realisht ka një rëndësi të madhe për mua që të vendos nënshkrimin tim në këtë dyshek, dhe në këtë mënyrë me emrin tim të bëj xhiron e botës. Jam i lumtur që së bashku po realizojmë gjëra kaq të bukura me shumë komoditet” , shprehet i entuziazmuar Totti.
Dhe për shkrimin e historisë me një partneritet kaq special, CEO i Comodita Home, Eroll Shabi shprehi kënaqësinë duke komentuar me plot krenari: “Është nder dhe kënaqësi të kemi një bashkëpunim të tillë. Kjo vjen si një lajm i bukur jo vetëm për brendin tonë po edhe për shtetin e Kosovës. Bashkëpunime të tilla ndikojnë mjaftë mirë në promovimin e vendit globalisht dhe mirë informimin e botës për kualitetin e prodhimit që mund të ofrojmë. Ne jemi shumë të kënaqur që inovacioni më i ri i dyshekut do të lansohet në treg me një yll si Francesso Totti. Ky është një projekt gjigand dhe shpresoj që do të shërbej si inspirim për bashkëpunime tjera të këtij kalibri edhe në të ardhmen.”
Totti si futbollist ka bërë 786 paraqitje gjatë 25 viteve duke shënuar 307 gola. Ylli Italian është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Serie A, dhe konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit italian dhe padyshim lojtari më i madh i Romës që ka jetuar ndonjëherë.
Dysheku Cloud i nënshkruar nga ai, vjen me një dizajn modern dhe është tejet unik. Dysheku ka trashësinë prej 35 cm dhe përbëhet nga kompozicioni i 5 llojeve të ndryshme të shpuzave dhe nga sustat individuale. Dysheku vjen si linjë Special Edition, dhe konsideruar përbërjen e tij, ai përkon me një stil jetese shumë kualitative.