Çmimi “NOBEL” për letërsi - laureatët
Çmimi “Nobel” për letërsi ndahet vit për viti. Laureati mund të jetë nga cilido vend i botës i cili ka shkruar “vepër të jashtëzakonshme me synime idealiste”. Çmimi mund t’i jepet laureatit vetëm për një vepër të tij, por edhe për edhe për opusin jetësor të tij. Se kujt do t’i jepet çmimi, për këtë vendos Akademia Suedeze. Është e mundur që çmimi edhe të mos ndahet.
Laureatët e çmimit “Nobel” prej viti 1901 deri më sot
Më 1901 – Laureati i parë i çmimit „Nobel“ për letërsi është poeti dhe eseisti francez Syli Prydom (Sully Prudhomme, emri i vërtetë Rene François Armand Prudhomme, 1839-1907), Francë;
Më 1903 – prozatori, dramaturgu dhe poeti norvegjez Bjornstjern Martinius Bjornson (Bjørnstjerne Bjørnson, 1832-1910), Norvegji;
Më 1904 – poeti dhe tregimtari provansal, Fredrik Mistral (Frédéric Mistral, 1830-1914), Francë, (ka shkruar në gjuhën oksitane);
Më 1905 – romancieri, novelisti dhe publicisti polak Henrik Shenkieviç (Henryk Sienkiewicz, 1846-1916), Poloni;
Më 1906 – poeti italian Xhozue Karduççi (Giosuè Carducci, 1835-1907), Itali;
Më 1908 – filozofi gjerman Rudolf Euken (Rudolf Eucken, 1846-1926); iu dha çmimi “Nobel” për letërsi, edhe pse ka botuar vetëm shkrime filozofike; Gjermnai;
Më 1909** – prozatorja suedeze Selma Lagerlov (Selma Lagerlöf), Suedi;
Më 1911 – dramaturgu, poeti dhe eseisti belg i shprehjes gjuhësore franceze Moris Meterlenk (Maurice Maeterlinck, 1862-1949), Belgjikë (ka shkruar në gjuhën frënge);
Më 1912 – dramaturgu dhe tregimtari gjerman Gerhart Hauptman (Gerhart Hauptmann, 1862-1946), Gjermani;
Më 1914X – çmimi “Nobel” nuk është ndarë;
Më 1915 – romancieri, dramaturgu dhe eseisti francez Romen Rolan (Romain Rolland, 1866-1944), Francë;
Më 1917* – poeti dhe tregimtari danez Karl Adolf Gelerup (Karl Adolph Gjellerup, 1857-1919), Danimarkë;
Më 1917* - shkrimtari danez Henrik Pontopidan (Henrik Pontoppidan, 1857-1943), Danimarkë (dy laureatë në të njëjtin vit);
Më 1919 – poeti dhe tregimtari zviceran Karl Spiteler (Carl Spitteler 1845-1924); u bë ateist; Zvicër (ka shkruar në gjuhën gjermane);
Më 1920 – shkrimtari norvegjez i një familjeje fshatare Knut Hamsun (Knut Hamsun, mbiemri i vërtetë Pedersen, 1859-1952), Norvegji;
Më 1922 – dramaturgu spanjoll Hasinto Benavente i Martines (Jacinto Benavente y Martínez, 1866-1954), Spanjë;
Më 1923 – poeti dhe dramaturgu irlandez Uilljam Batler Jeitz (William Butler Yeats, 1865-1939); vdiq në Francë; Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1925 – dramaturgu irlandez Xhorxh Bernard Sho (George Bernard Shaw, 1856-1950), Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1926** – prozatorja italiane, pa shkollim të rregullt, Gracia Deledda (Gracia Deledda, 1871-1936); rrjedh nga një familje e kamur pronar tokash; Itali;
Më 1928** – shkrimtarja norvegjeze Sigrid Unset (Sigrid Undset, 1882-1949), Norvegji;
Më 1929 – prozatori gjerman Tomas Man (Thomas Mann, 1875-1955), Gjermani;
Më 1931 – poeti suedez Erik Aksel Karlfelt (Erik Axel Karlfeldt, 1864-1931), Suedi;
Më 1932 – prozatori dhe dramaturgu anglez Xhon Golsuorthi (John Galsworthy, pseudonimi John Sinjohn; 1867-1933), Mbretëri e Bashkuar;
Më 1934 – dramaturgu dhe tregimtari italian Luixhi Pirandello (Luigi Pirandello, 1867-1936), Itali;
Më 1935* - çmimi “Nobel” nuk është ndarë;
Më 1937 – romancieri dhe tregimtari francez Rozhe Marten dy Gar (Roger Martin du Gard, 1881-1958), Francë;
Më 1938** – shkrimtarja prozatorja amerikane Perl Bak (Pearl Buck, mbiemri i vërtetë Sydenstricker, 1892-1973); pseudonimi John Sedges; u rrit në Kinë, ku prindërit i qenë misionarë; studioi në ShBA dhe u kthye në Kinë; prej vitit 1935 jetoi në Amerikë; ShBA;
Në vitet 1940-1943* - çmimi “Nobel” nuk është ndarë;
Më 1944 – shkrimtari danez Juhanes Vilhelm Jensen (Johannes Vilhelm Jensen, 1873-1950), pas studimeve të mjekësisë, nisi të merret me letërsi; Danimarkë;
Më 1946 – tregimtari dhe liriku gjerman Herman Hes (Hermann Hesse, pseudonimi Emil Sinclair, 1877-1962); vjen nga një familje misionare evangjelistë; Prej viti 1911 jeton në Zvicër; Gjermani – Zvicër (ka shkruar në gjuhën gjermane);
Më 1947 – romancieri, eseisti, dramaturgu dhe poeti francez Andre Zhid (André Gide, 1869-1951), Francë;
Më 1949 – prozatori amerikan Uilliam Fokner (William Faulkner, mbiemri i vërtetë Falkner; New Albany/Mississipi, 1897 – Oxford/ Mississipi, 1962), ShBA;
Më 1950 – prozatori dhe filozofi anglez Bertrand Rasel (Bertrand Russell, 1872-1970); kreu matematikën dhe filozofinë në Universitetin e Kembrixhit, ku ishte profesor deri në vitin 1916; e dëbuan që andej për shkak të agjitacionit kundër luftës; më 1944 e përsëri rikthyen; Mbretëri e Bashkuar;
Më 1952 – romancieri, dramaturgu dhe poeti francez Fransua Moriak (François Mauriac, 1885-1970), Francë;
Më 1953 – burrështetasi dhe shkrimtari anglez Uinston Çërçill (Winston Churchill, 1874-1965 ), Mbretëri e Bashkuar;
Më 1955 – romancieri islandez Haldor Kiljan Laksnes (Halldór Kiljan Llaxness, emri i vërtetë Halldór Gudjonsson, 1902-1998), Islandë (ka shkruar në gjuhën islandeze);
Më 1956 – poeti spanjoll Huan Ramon Himenez (Juan Ramón Jiménez, 1881-1958), Spanjë;
Më 1958 – poeti dhe prozatori rus Boris Leonidoviç Pasternak, (1890-1960); pas fushatës kundër tij në BRSS, nuk shkoi për ta marrë çmimin; pas shumë vitesh shkoi dhe ia mori i biri; BRSS/Federata Ruse;
Më 1959 – poeti italian Salvatore Kuazimodo (Salvatore Qusimodo, 1901-1968), Itali;
Më 1961 – shkrimtari serb Ivo Andriq (Ivo Andri?, 1892-1975); ka shkruar në gjuhën serbe, që atëherë quhej serbokroatisht; RSF e Jugosllavisë;
Më 1962 – romancieri amerikan Xhon Shtajnbek (John Steinbeck, 1902-1968), ShBA;
Më 1964Y – romancieri, filozofi, dramaturgu dhe kritiku Zhan-Pol Sartrë (Jean-Paul Sartre, 1905-1980), Francë (e refuzoi çmimin “Nobel”);
Më 1965 – novelisti dhe romancieri rus Mihail Shollohov (Mihail Aleksandrovi? Šolohov, 1905-1984), autodidakt me prejardhje kozake; BRSS/Federata Ruse;
Më 1966*(**) – poetja e shprehjes gjuhësore gjermane Neli Zaks (Nelly Sachs; Berlin, 1891 – Stokholm, 1970), Gjermani-Suedi (ka shkruar në gjuhën gjermane); dy laureatë në të njëjtin vit;
Më 1967 – prozatori dhe poeti guatemalas Miguel Ángel Asturias (Guatemala de la Asunción, 1899 – Madrid, 1974), Guatemalë (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 1969 – romancieri dhe dramaturgu irlandez, kryesisht i shprehjes gjuhësore frënge, Semjuel Beket (Samuel Beckett, 1906-1989); Irlandë (ka shkruar anglisht dhe frëngjisht); Një kohë, Beketi ka qenë sekretar i prozatorit dhe poetit irlandez Xheimz Xhojs (James Joyce, Dublin, 1882 – Cyrih, 1941); Irlandë – Francë;
Më 1970 – prozatori rus Aleksandër Solzhenjicin (Aleksandr Isajevi? Solženjicin, 1918-2008), BRSS/Federata Ruse;
Më 1972 – tregimtari gjerman, njëri prej pjesëtarëve më të shquar të “Grupit 47”, Hajnrih Bël (Heinrich Böll, 1917-1985); Gjermani;
Më 1973 – romancieri australian Patrik Vait (Patrick White, 1912-1990); Australi (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1974* – poeti dhe prozatori suedez Hari Edmund Martinson (Harry Edmund Martinson, 1904-1978), Suedi; (dy laureatë në të njëjtin vit);
Më 1975 – poeti italian Euxhenio Montale (Eugenio Montale, 1896-1981); i filloi studimet e letërsisë, por nuk i kreu; Itali;
Më 1977 – poeti spanjoll Visente Aleiksandre (Vicente Aleixandre, 1898-1984); Spanjë;
Më 1978 – prozatori çifut Isak Jiçok Bashevis Zinger (Isaac Jichok Bashevis Singer; Radzymin/Poloni, 1904 – Miami/ShBA, 1991), Poloni-ShBA (ka shkruar në gjuhën jidish-hebraisht);
Më 1980 – poeti, prozatori dhe eseisti polak Çesllaf Millosh (Czeslaw Milosz, 1911 -2004), Poloni-ShBA (ka shkruar në gjuhën polake);
Më 1981 – tregimtari, dramaturgu dhe eseisti me prejardhje nga Bullgaria, Elias Kaneti (Elias Canetti, 1905-1994); çifut sefard me shtetësi britanike; Bullgari-Austri (ka shkruar në gjuhën gjermane);
Më 1983 – romancieri anglez Uiljam Gollding (William Golding, 1911-1993), Mbretëri e Bashkuar;
Më 1984 – poeti çek Jaroslav Sajfert (Jaroslav Seifert,1901-1986), Çekosllovaki/Çeki;
Më 1986 – dramaturgu, poeti dhe prozatori nigerian Uol Sojinka (Wole Soyinka, emri i plotë Akinvande Oluwole Babatunde Soyinka; 1934-); Nigeri (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1987 – poeti, dramaturgu dhe eseisti rus Josif Brodski (Josif/Joseph Aleksandrovi? Brodsky; Leningrad, 1940 – Nju-Jork, 1996), BRSS/Federata Ruse-ShBA (ka shkruar rusisht dhe anglisht);
Më 1989 – prozatori spanjoll Kamilo Hose Sela (Camilo José Cela, 1916-2002), Spanjë;
Më 1990 – poeti dhe eseisti meksikan Oktavio Paz (Octavio Paz, 1914-1998), Meksikë (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 1992 – shkrimtari nga ishulli i Karaibeve, Shën-Lucia (Sain Lucia), Derek Alton Volkot (Derek Alton Walcott; lindi në Castries, Saint Lucia, më 1930 dhe vdiq në Cape Estate, Saint Lucia më 2017); Mbretëri e Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1993** – prozatorja amerikane Toni Morison (Toni Morrison, emri i vërtetë Chloe Anthony Wofford, 1931-2019), ShBA;
Më 1995 – poeti irlandez Sheimës Hini (Seamus Justin Heaney Mria, 1939-2013), Irlandë (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 1996** – poetja dhe eseistja polake Vislava Shimborska (Wislawa Szymborska, 1923-2012), Poloni;
Më 1998 – romancieri portugez, jo shumë i shkolluar, Jose Saramago (José Saramago, 1922-2010), Portugali;
Më 1999 – romancieri, dramaturgu dhe poeti gjerman Gynter Gras (Günter Grass, 1927-2015), Gjermani;
Më 2001 – prozatori anglez që vjen prej Karaibeve, me prejardhje indiane Vidiadhar Suraxhprasad Naipaul (Vidiadhar Surajprasad Naipaul; lindi në Trinidad dhe Tobago, 1932 – vdiq në Londër, 2018), Trinidad dhe Tobago-Mbretëri e Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 2002 – shkrimtari hungarez Imre Kertes (Imre Kertész, 1929-2016), Hungari;
Më 2004** – prozatorja dhe dramaturgia austriake Elfriede Jelinek (1946-), Austri (ka shkruar gjermanisht);
Më 2005 – dramaturgu anglez, nga babai çifut, Harold Pinter, pseudonimi David Baron (1930-2008), Mbretëri e Bashkuar;
Më 2007** – prozatorja angleze Doris Lesing (Doris Lessing, e lindur si Doris May Tayler; pseudonimi Jane Somers; lindi në Kermanshah, Iran, më 1919; vdiq në Londër në vitin 2013; si fëmijë, nga Persia e atëhershme u shpërngul për në Rodezi (Zimbabve); u shkollua deri në moshën 15-vjeçare; më 1937 (apo më 1939) u martua me Frank Charles Wisdom me të cilin lindi dy fëmijë; më 1949 u nda nga burri dhe e la familjen; u shoqërua me komunistët; më 1943 u martua me veprimtarin politik gjerman Gottfried Anton Nicolai Lessing, nga i cili u nda më 1949; po këtë vit u vendos në Londër; është prozatore e Mbretërisë së Bashkuar (ka shkruar në gjuhën angleze);
Më 2008 – romancieri, tregimtari dhe eseisti francez Zhan-Mari Gystav Lë Klezio (Jean-Marie Gustave Le Clézio, 1940- ), Francë;
Më 2010 – tregimtari dhe eseisti peruan Mario Vargas Llosa (1936- ), u martua me emtën e shkurorëzuar; mori pjesë në qerthujt e marksistëve; më vonë u martua me të mbesën Patricia; pas procesit të H. Padilit, u nda nga opsioni politik kubanez; kah fundi i viteve ’50 të shekullit XX, jeton në Madrid, Paris dhe Londër; më 1993 mori shtetësinë e Spanjës; përfaqësues “i realizmit të ri’; një prej nismëtarëve të boom-it latino-amerikan; Peru (ka shkruar në gjuhën spanjolle);
Më 2011 – poeti suedez Tomas Transtromer (Tomas Tranströmer, 1931-2015), Suedi;
Më 2013** – prozatorja kanadeze Aelis Manrou (Alice Ann Munro, 1931-), Kanada (shkruan në gjuhën angleze);
Më 2014 – romancieri francez, bir i aktores flamane dhe i çifutit italo-egjiptian, Patrik Modiano (Patrick Modiano, 1945-); pasi e kreu gjimnazin, shkollimin e mëtejmë nuk e vazhdoi; Francë;
Më 2016 – poeti dhe kantautori amerikan Bob Dilën (Bob Dylan, emri i vërtetë Robert Allen Zimmerman, 1941 -), ShBA;
Më 2017 – prozatori anglez me prejardhje japoneze, Kazuo Ishiguro (Nagasaki, 1954-); prej vitit 1960 jeton në Angli; Mbretëri e Bashkuar (shkruan në gjuhën angleze);
Më 2019 – prozatori, dramaturgu dhe poeti austriak, i cili ka edhe prejardhje sllovene, Peter Handke (1942 -); në vitin 1966 tërhoqi vëmendjen e publikut letrar ndërkombëtar me paraqitjen e në tubimin e grupit letrar gjerman - “Grupi 47” të mbajtur në ShBA, me ç’rast kritikoi në mënyrë radikale letërsinë bashkëkohore, të cilën e cilësoi si “impotente gjatë pasqyrimit të realitetit”; ishte kundër ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në vitin 1999 ndaj forcave ushtarake, policore dhe paramilitare serbe; mbështeti politikën e Sllobodan Millosheviqit; Austri (shkruan në gjuhën gjermane);
Më 2020** – poetja dhe eseistja amerikane Luiza Elizabet Glyk (Louise Elisabeth Glück, 1943-), ShBA;
Më 2022** – prozatorja franceze Ani Erno (Annie Ernaux, 1940-), Francë.
* * *
- Simboli yll (*) tregon seçmimi„Nobel“në të njëjtin vit u është ndarë dy laureatëve. Kjo ka ndodhur në vitet 1917, 1966 dhe 1974;
- Simboli dy yje (**) tregon se laureati është femër. Që nga viti 1901 e deri në vitin 2022, laureatë të çmimit “Nobel” kanë qenë 17 femra;
- Simboli ipsilon (Y) tregon se laureati e ka refuzuar çmimin “Nobel”. Kjo ka ndodhur në vitin 1964;
- Në vitin 1958, për shkak të kritikave të ashpra nga autoritetet bolshevike, laureati sovjetik/rus Boris Pasternak, nuk ka shkuar ta marrë çmimin;