Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani në rënie në muajin qershor
Lexohet për: 1 min.
thumbs_b_c_e9223c32d029285b88c2e22f899681a6
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Çmimet e shitjes me shumicë në Gjermani ranë për 0.6% nga viti në vit në muajin qershor, sipas byrosë statistikore të vendit të premten.

Destatis tha se çmimet ranë 0.7% në muajin maj dhe 1.8% në muajin prill.

Shkaku kryesor i rënies vjetore të çmimeve të shitjes me shumicë në qershor ishin uljet e çmimeve të produkteve kimike (minus 10.9%).

“Çmime më të ulëta nga viti në vit u raportuan gjithashtu në shitjen me shumicë të produkteve gjysëm të gatshme të hekurit, çelikut dhe metaleve me ngjyra (-9,7%), kafshëve të gjalla (-5,5%) dhe kompjuterëve dhe pajisjeve periferike (-5,4%)”, shtoi Destatis.

Në baza mujore, çmimet e shitjes me shumicë në vend ishin 0.3%./AA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024