Çmimet e arit u rritën në tregjet globale pasi frika e një përshkallëzimi të konfliktit në Lindjen e Mesme i shtyu investitorët të zhvendosnin kapitalin drejt aseteve të sigurta.
Në treg, çmimi i arit fizik u rrit me 0.5 për qind gjatë mëngjesit, në 2.038 dollarë për ons, duke zgjatur trajektoren rritëse që e ka mbajtur atë mbi nivelin 2.000 dollarë për gati një muaj.
“Çmimi i arit po rritet për shkak të konfliktit aktual gjeopolitik në Lindjen e Mesme. Pavarësisht se norma e inflacionit në SHBA ka mposhtur pritjet, çmimet e arit u rikuperuan sot dhe ka të ngjarë të rriten më tej,” tha Kunal Shah nga Nirmal Bang Commodities në Mumbai – Indi.
SHBA dhe Britania kanë sulmuar objektiva të lidhura me rebelët Houthi në Jemen dhe Arabia Saudite ka bërë thirrje për përmbajtje.