Çmimet e arit mbetën afër 3.000 dollarë për ons sot, mes rritjes së blerjeve nga bankat qendrore dhe shqetësimeve të investitorëve për rritjen ekonomike globale pas njoftimeve për tarifat e reja amerikane.
Në tregun fizik, një ons ar kishte vlerën 2.943 dollarë rreth mesditës, 0.3 për qind më shumë nga mbyllja e djeshme. Ai arriti shkurtimisht një nivel të ri historik prej 2.946 dollarësh që kur ari u tregtua për herë të parë në bursë, herën e nëntë që nga fillimi i vitit.
Sipas llogaritjeve nga shoqata e kompanive minerare WGC, ari u rrit më shumë se 28 për qind vitin e kaluar për shkak të kërkesës së fortë nga bankat qendrore dhe investitorët gjatë një periudhe tensionesh gjeopolitike të rritura.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se synon të vendosë tarifa për veturat prej rreth 25 për qind dhe po përgatit tarifa të ngjashme për importet e gjysmëpërçuesve dhe farmaceutikëve. Tregtarët kanë frikë se tarifat mund të shënojnë fillimin e një lufte tregtare dhe të dëmtojnë ekonominë globale.Që nga rihyrja në Shtëpinë e Bardhë, Trump tashmë ka vendosur një tarifë prej 10 për qind për importet nga Kina dhe 25 për qind për importet e çelikut dhe aluminit nga vende të botës.
Çmimet e argjendit, të cilat përdoren në komponentët elektrikë, gjithashtu u rritën 0.4 për qind, në 32.99 dollarë. Platini, i cili përdoret në autokatalizatorët, ra 0.6 për qind në 981.56 dollarë, ndërsa çmimi i palladiumit pak a shumë ngeci në 987.75 dollarë.