Çmendet Muric, i lë bakshish 10 mijë euro kamerieres
Lexohet për: 1 min.
7-Çmendet Muric
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas një nate të zjarrtë në Munih, portieri i Kosovës, Arijanet Muric ka bërë bujë në mediat ndërkombëtare pasi që ka lënë një bakshish prej 10 mijë eurosh një kameriereje.

Murici me shokët e skuadrës shkuan në klubin e natës “Filmcasino” në Munih, dhe ishin në humor të mirë, ku më së miri e tregon shuma e shpenzuar prej 36 mijë eurosh, raporton KosovaPress.

Më shumë se 40 shishe shampanjë “Dom Perignon”, 10 shishe të tjera të “Armand de Brignac” që është nën pronësinë e Jay Z, katër shishe të “Moet & Chandon Nectar”, dhe disa shishe të tjera alkoolike, ishin të përfshira në faturën e Muric.

Po ashtu, Muric e kaloi natën duke lënë bakshish edhe për një kameriere, që quhej Chantal. Portieri i Kosovës i la Chantal një bakshish prej 10,000 eurosh.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024