Çmendet lufta për barazh, arbitrimi sërish në qendër të kritikave në Superligë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çmendet lufta për barazh, arbitrimi sërish në qendër të kritikave në Superligë
New Project (63)
24/05/2026 - 18:03
Linku u kopjua

Xhiroja e 35-të dhe e parafundit në Albi Mall Superligën e Kosovës ka sjellë përmbysje të mëdha dhe dramë të vërtetë në tabelë, por mbi të gjitha ka lënë një shije të hidhur për shkak të vendimeve të shumta kontreverse nga gjyqtarët pothuajse në të gjitha stadiumet.

Fokusin kryesor e mori ndeshja në Podujevë, ku KF Llapi mposhti Malishevën me rezultat 3-2, në një sfidë të shoqëruar me tensione të larta dhe pakënaqësi të mëdha ndaj ndarjes së drejtësisë.

Sa i përket rezultateve të tjera, Drita pësoi humbje 0-2 në shtëpi nga Gjilani në derbin e Anamoravës, por tashmë e ka të siguruar titullin kampion pasi FC Ballkani u mposht në shtëpi nga Prishtina me shifrat 1-2.

Drama më e madhe u zhvillua në fundin e tabelës: Drenica bëri një hap gjigant drejt shpëtimit duke përmbysur Ferizajn në 3-2, rezultat ky që e dërgon Ferizajn përfundimisht në zonën e barazhit (pozita e 9-të me 36 pikë).

Ndërkohë, Dukagjini triumfoi 3-2 si mysafir ndaj Prishtinës së Re, duke konfirmuar edhe matematikisht rënien e kësaj të fundit nga elita e futbollit kosovar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026