Çka presin kosovarët nga zgjedhjet në SHBA?
Lajme
Lexohet për: 2 min.
QYTETARET-2
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Procesi zgjedhor në Shtetet e Bashkuara po ndiqet me interesim të madh kudo, sigurisht edhe në Kosovë - një prej vendeve aleate të SHBA-së.

Në garë të ngushtë janë demokratja Kamala Harris dhe republikani Donald Trump.

Qytetarët në Prishtinë besojnë se pavarësisht kush do të jetë president i ri i SHBA-së, mbështetja amerikane për Kosovën nuk do të mungojë.

Për KosovaPress, ata kanë treguar pritjet e tyre nga ky proces zgjedhor i cili do të mbahet nesër më 5 nëntor.

“Po ai që lufton më shumë për Kosovën [të fitojë], po besoj që Harris do të fitojë. Amerika është gjithmonë e njëjtë për Kosovën [kushdo që do të fitojë], por besoj më shumë në Harris”, thotë Sabit Krasniqi.

 “[Harris]Është demokrate, pak më mirë për Kosovën", thotë Tahir Azemi.

“Trumpi nuk është politikan si duhet me qenë, Harrisi është më e mirë shumë”, thotë Gëzim Hajdini.

Qytetarët në Kosovë kujtojnë mbështetjen amerikane qysh prej bombardimeve ndaj caqeve serbe në vitit 1999. Atëbotë, Shtetet e Bashkuara dhe aleatë të tjerë të NATO-s i dhanë fund luftës në Kosovë.

Përveç kësaj, qytetarët kujtojnë shpalljen e Pavarësisë së Kosovës më 2008 e cila theksojnë se u bë me mbështetjen amerikane.

Në rastin e parë në krye të SHBA-së ishte demokrati Bill Clinton. Në të dytin, republikani George W.Bush./A. Shala.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024