Ankthi, që për disa njerëz shfaqet në sezonin e vjeshtës, është shumë i zakonshëm. Ky lloj ankthi nuk ka një shkak të jashtëm apo të dukshëm dhe ka tendencë të përsëritet çdo vit. Me kalimin e kohës mund të bëhet i dukshëm dhe ju mund të ndërmerrni hapa për ta parandaluar atë.
Një nga shkaqet është reduktimi i orëve të ditës, që përkthehet në më pak eksopzim nga diellit dhe më pak vitaminë D dhe ulje të niveleve të serotoninës. Të dy faktorë që ndikojnë në një gjendje jo të mirë emocionale.
Ai mund të shfaqet si rezultat i fillimit të shkollës, gjë që vë shpesh nën presion studentët për performancën dhe arritjen e objektivave vjetore. Gjithashtu kjo është një periudhë tranzicioni për nxënësit dhe studentët, të cilëve iu duhet të përshtaten me oraret e reja të gjumit.
Tani ata duhet të ngrihen më herët dhe të flenë më pak. Kjo mund të shkaktojë ankth, veçanërisht nëse ai shkaktohet nga gjumi i pakët. Megjithatë, ka edhe nga ata që ndihen më mirë kur kthehen në shkollë ose në punë dhe kanë një rutinë.
Përpiquni të kaloni më shumë kohë jashtë për të përfituar sa më shumë nga rrezet e diellit gjatë ditës.
Stërvituni çdo ditëpër të paktën 30 minuta.
Provoni të bëni diçka të re, si për shembull të rregulloni shtëpinë, kopshtin dhe riorganizoni hapësirë e banimit ose mund të ndiqni një kurs të cilin keni dashur ta bëni gjithmonë.