Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i përballjes mes Manchester Cityt dhe Leeds United, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 35 të Premier Ligës.
Në xhiron e fundit të zhvilluar, City e mposhti West Hamin 3:0, kurse Leeds United u mposht 4:1 nga Bournemouthi, raporton KosovaPress.
Në anën tjetër, Leeds është shumë afër zonës së rrezikut, ku pozicionohet në vendin e 17 në tabelë me 30 pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe Nottinghami në vendin e 18-të.
Leeds do të synojë fitoren sot nën urdhrat e trajnerit të ri, Sam Allardyce, detyra e të cilit është shpëtimi i skuadrës nga rënia nga liga.
Tanimë të dy trajnerët kanë vendosur për formacionet zyrtare, dhe ato i gjeni më poshtë.
Manchester City (3-4-3): Ederson; Ake, Laporte, Akanji; Gundogan, De Bruyne, Alvarez, Lewis; Haaland, Mahrez, Foden