Futbollistët e Manchester City kanë ndërprerë serinë e fitoreve në Premier Ligë duke luajtur baras me Arsenalin para shikuesve të vet në një përfundim dramatik që do t’iu kushtonte humbjen e parë këtë edicion.
Erling Haaland vazhdoi top-formën e tij prej golave, duke shënuar në minutën e 9-të për epërsinë e të përzgjedhurve të Pep Guardiola.
Mysafirët nuk u ndalën me kaq dhe shënuan përmes Gabriel Magalhaes golin e dytë në minutën e parë të kohës shtesë.
“Topçinjtë” mbetën me një lojtar më pak në fushë, pasi në minutën e tetë të kohës shtesë me karton të kuq u ndëshkua Leandro Trossard.
Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, City vazhdon t’i prijë tabelës me 13 pikë, pasuar nga Liverpool me 12, ndërsa Arsenali renditet në pozitën e katërt me 11 pikë.