City-Nottingham, formacionet zyrtare
Sport
Lexohet për: 1 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Sot me fillim nga ora 16:00 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes tejet interesante mes Manchester Cityt dhe Nottingham Forestit, e vlefshme kjo për xhiron e gjashtë të Premier Ligës angleze.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin anglez, City e mposhti West Hamin 3:1, kurse Nottingham barazoi 1:1 me Burnleyn, raporton KosovaPress.

Momentalisht, City është lider i tabelës me 15 pikë, krahas Nottinghamit që renditet i teti me shtatë pikë të arkëtuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe ndeshja përfundoi pa fitues me rezultat të barabartë 1:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Cityn nuk do të paraqiten De Bruyne, Silva, Kovacic dhe Stones, kurse te Nottinghami mungojnë Danilo dhe Hennessey.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-2-3-1): Ederson; Gvardiol, Dias, Akanji, Walker; Rodri, Nunes; Doku, Alvarez, Foden; Haaland

Nottingham Forest (3-4-2-1): Turner; Boly, Niakhate, Mangala; Aurier, Sangare, Aina, Tavares; Dominguez, Gibbs-White; Awoniyi

Si është cilësia në arsim nëpër shkolla e fakultete?
E mirë
Mesatare
E dobët
Voto
91
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024