City në mbrojtje të titullit – këto janë grupet për botërorin e klubeve
Sport
Lexohet për: 3 min.
City në mbrojtje të titullit – këto janë grupet për botërorin e klubeve
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Në Majami është hedhur sot shorti për grupet e Kampionatit Botëror të Futbollit për Klube nga 15 qershor deri më 13 korrik 2025 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Do të jetë edicioni i 21-të i kësaj gare, por i pari me 32 klube nga gjashtë konfederata.

Para shortit, klubet u ndanë në katër grupe të forta dhe u ndanë në tetë grupe me nga katër klube. Dy skuadrat e para nga secili grup do të kalojnë në fazën e 16-të.

Edicioni i ri i Kupës së Botës për Klube ka shkaktuar shumë kritika muajt e fundit për shkak të zgjerimit të kalendarit tashmë të mbingarkuar.

Grupet e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025:

Grupi A: Palmeiras (Brazil), Porto (Portugali), Al Ahly (Egjipt), Inter Miami (SHBA)

Grupi B: PSG (Francë), Atletico Madrid (Spanjë), Botafogo (Brazil), Seattle Sounders (SHBA)

Grupi C: Bayern (Gjermani), Auckland City (Zelanda e Re), Boca Juniors (Argjentinë), Benfica (Portugali)

Grupi D: Flamengo (Brazil), Esperance de Tunis (Tunizi), Chelsea (Angli), Club Leon (Argjentinë)

Grupi E: River Plate (Argjentinë), Urawa Red Diamonds (Japoni), Monterrey (Meksikë), Inter (Itali)

Grupi F: Fluminense (Brazil), Borussia Dortmund (Gjermani), Ulsan (Kore e Jugut), Mamelodi Sundowns (Afrika e Jugut)

Grupi G: Manchester City (Angli), Wydad (Marok), Al Ain (Emiratet e Bashkuara Arabe), Juventus (Itali)

Grupi H: Real Madrid (Spanjë), Al Hilal (Arabia Saudite), Pachuca (Meksikë), RB Salzburg (Austri)

Turneu fillon më 15 qershor dhe finalja është më 13 korrik në Nju Xhersi. Ai do të luhet në 11 qytete amerikane - Pasadena, East Rutherford/Nju Xhersi, Charlotte, Filadelfia, Nashville, Cincinnati, Uashington, Atalanta, Seattle, Majami, Orlando, në 12 stadiume.

Evropa ka 12 përfaqësues, gjashtë prej tyre vijnë nga Amerika e Jugut, katër nga Azia, Afrika dhe CONCACAF, një nga Oqeania, së bashku me mikpritësin Inter Miami.

Gjatë shortit u zbatuan disa kufizime, duke përfshirë parimin e përgjithshëm se asnjë grup nuk mund të përmbajë më shumë se një ekip nga e njëjta konfederatë. Kjo vlen për të gjitha konfederatat përveç UEFA-s, e cila do të përfaqësohet në turne nga 12 klube, kështu që janë dy klube evropiane në katër nga tetë grupet.

Kupa e Botës për Klube është një garë e përvitshme e organizuar nga FIFA pa ndërprerje që nga viti 2005, pas edicionit të parë që u mbajt në vitin 2000. Rekorder është Real Madrid me pesë tituj, Barcelona ka tre dhe Bayern dhe Corinthians nga dy.

Gjithsej 12 klube e fituan titullin kampion bote për klube dhe kampion në fuqi është Manchester City.

Shorti u hodh nga legjenda e futbollit italian Alessandro Del Piero, ndërsa u ndihmua nga Ivanka Trump, gazetarja italiane Diletta Leotta, këngëtarja Gloria Estefan, ish-trajneri Arsene Wenger, ish-futbollisti Youri Djorkaeff.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025