City luan sot ndeshjen e mbetur në Premier Ligë kundër Brentfordit
Lexohet për: 1 min.
11-Cityt
1 vit më parë
Linku u kopjua

Pas barazimit kundër Chelseat në vikend, Manchester City do të synojë t’i rikthehet sot fitores në Premier Ligë.

Me fillim nga ora 20:30 stadiumi “Etihad” do të jetë nikoqir i ndeshjes mes Cityt dhe Brentfordit, ndeshje kjo e mbetur nga xhiro e 18 e Premier Ligës, raporton KosovaPress.

Momentalisht, City renditet në vendin e tretë në tabelë në kuotën e 53 pikëve, dy sosh më pak se Arsenali në vendin e dytë, dhe katër sosh më pak se lideri i tabelës, Liverpooli.

Në anën tjetër, Brentfordi renditet në vendin e 14 në kuotën e 25 pikëve.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te City mungojnë Grealish dhe Gvardiol, kurse te Brentfordi nuk do të paraqiten Dasilva, Henry, Hickey, Mbeumo, Pinnock dhe Schade.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Manchester City (4-1-4-1): Ederson; Akanji, Dias, Stones, Walker; Rodri; Foden, Alvarez, Bobb, Silva; Haaland

Brentfordi (3-5-2): Flekken; Zanka, Ajer, Mee; Roerslev Rasmussen, Onyeka, Norgaard, Janelt, Reguilon; Toney, Wissa

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025