City fiton bindshëm, Arsenali për 6 minuta nxjerr fitoren ndaj ekipit të parafundit
Sport
Lexohet për: 2 min.
City fiton bindshëm, Arsenali për 6 minuta nxjerr fitoren ndaj ekipit të parafundit
3 ditë më parë
Linku u kopjua

Manchester City ka shënuar sot fitore bindëse kundër Newcastle United në derbin e javës së 25-të të Premier Ligës angleze në futboll, ndërsa pretenduesi tjetër për titull Arsenali nxori tri pikë të rëndësishme në udhëtim ndaj skuadrës së parafundit në tabelë Leicester City.

Topçinjtë arritën deri te fitorja me golat e Merino të shënuara në minutat 81 dhe 87.

Aston Villa befasoi shikuesit e vet duke nxjerrë vetëm një barazim ndaj Ipswich Town, i cili renditet në pozitën e 18-të, me rezultat 1:1.

Fulham si vendës ishte më i mirë se Nottingham Forest me rezultat 2:1. Southampton pësoi një tjetër humbje, kësaj radhe nga skuadra Bournemouth me rezultat 1:3. West Ham United u befasua në terrenin vendës nga skuadra Brentford - 0:1.

Sonte luajnë edhe Crystal Palace dhe Everton, ndërsa të dielën  lideri Liverpool pret si vendës skuadrën Wolves, ndërsa skuadra londineze Tottenham Hotspur do të përballet në sfidën e vështirë me Manchester United.

Liverpool ka 57 pikë, pason Arsenal me 53, Nottingham Forest 47, Manchester City 44, Bournemouth 43, Chelsea 43, Newcastle United 41. Fulham e Aston Villa renditen në pozitat tetë dhe nëntë me nga 39, përkatësisht 38 pikë.  

Tri skuadrat që rrezikojnë rënien nga elita e futbollit anglez janë Ipswich Town me 17 pikë, Leicester City 17 dhe Southampton 9 pikë në pozitën e 20-të të tabelës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025