Çitaku: Të nisin urgjentisht hetimet ndaj Ridvan Muharremit
Lexohet për: 2 min.
Citakuu
1 vit më parë
Linku u kopjua

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po kërkon me urgjencë fillimin e hetimeve për Ridvan Muharremin, përfaqësuesin e qeverisë për furnizimin e rezervave shtetërore. Kjo parti opozitare po kërkon edhe hetim të kryeministrit Albin Kurti, që siç thuhet, ndërlidhet ngushtë me deklaratat e fundit për çështje anti-shtetërore.

Kështu u tha në konferencë për media nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila u shpreh se Ridvan Muharremi është ndërmjetësues i qeverisë për furnizim me rezervat shtetërore, tregti ilegale, e për krijimin e dëshmitarëve të paqenë kundër krerëve të UÇK-së.

Ajo deklaroi se albumit të skandaleve të kësaj qeverie nuk po i shihet fundi.

Sipas Çitakut, deklaratat dhe veprimet e Muharremit paraqesin ndërhyrje të drejtpërdrejtë në drejtësi.

Më tej, Çitaku tha sesituata të tilla nuk guxojnë të kalojnë pa u hetuar, sqaruar e dënuar.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Ajo theksoi se sot nuk ka temë më të rëndësishme për gjithë sistemin e drejtësisë, se sa hetimi urgjent i gjithë kësaj situate. /Sh.Pajaziti

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024