Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, thotë se mos anëtarësimi në Këshillin e Evropës është kronikë e një dështimi të paralajmëruar, pasi kushti për asociacion erdhi si pasojë e humbjes së besimit të Qeverisë Kurti nga aleatët e Kosovës. Ajo thotë se e vetmja mënyrë për të dalë nga gjendja aktuale janë zgjedhjet e reja.
Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në një intervistë për KosovaPress thotë se ekzekutivi se ka trajtuar seriozisht procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Duke folur për letrën që krerët evropianë dërguar kryeministrit Kurti duke e kushtëzuar pranimin e Kosovës në KiE me themelimin e asociacionit, Çitaku thotë se Kosova asnjëherë në historinë e saj politike nuk ka pranuar një demarsh kaq të ashpër.
Sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi, sekretarja e PDK-së Vlora Çitaku thotë se i njëjti ka degraduar.