Çitaku kritikon VV-në: Për besë, për gjynah jeni
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Çitaku kritikon VV-në: Për besë, për gjynah jeni
Vlora Citaku1234
Foto Arkiv
25/04/2026 - 21:31
Linku u kopjua

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar ashpër ndaj qeverisë, duke e akuzuar për mungesë rezultatesh pavarësisht pushtetit të plotë që, sipas saj, e ka pasur për gjashtë vite.

Në reagimin e saj, Çitaku ka vënë në pikëpyetje arsyetimet e shumicës qeverisëse për bllokada nga opozita.

“Për besë, për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite. Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide”, ka shkruar ajo.

Ajo ka theksuar se opozita nuk ka penguar procese të rëndësishme, duke përmendur votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe zgjatjeve buxhetore.

“S i ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore. Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë”, ka shtuar Çitaku.

Në fund, deputetja e PDK-së ka përdorur një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë, duke e cilësuar atë si “të paaftë”.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026