Çitaku: Anulimi i konkursit të KEK-ut, efekti i parë pas themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se anulimi i sotëm i konkursit të KEK-ut, është efekti i parë që po e jep themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar i iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës me mbështetjen e deputetëve të opozitës.

Çitaku ka shkruar në faqen e saj në Facebook se përmes konkirsit të panipuluar në KEK u tentua punësimi i familjarëve dhe militantëve të VV-së.

"Rezultatet e themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar tashmë po vërehen. 

Vetëm një ditë pas themelimit të komisionit, KEK-u anuloi konkursin përmes së cilit u punësuan shumë militantë të VV-së", tha Çitaku.

https://kosovapress.com/admin/kek-u-anulon-kunkursin-per-te-cilin-u-akuzua-per-nepotizem/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024