Cilat vetura janë blerë më së shumti në BE këtë vit?
Lexohet për: 2 min.
vetura
1 vit më parë
Linku u kopjua

Sipas të dhënave të fundit nga Shoqata Evropiane e Prodhuesve të Automobilave (ACEA), shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian janë rritur me pothuajse 16% në 11 muajt e fundit, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në periudhën janar-nëntor 2023 janë shitur 9.681.752 vetura.

Nga afro 10 milionë vetura të shitura në vitin 2023, 3.5 milionë ishin me benzinë, 3.23 milionë ishin hibride dhe 1.37 milionë ishin elektrike. Popullariteti i veturave me dizel është në rënie të vazhdueshme.

Vetëm në nëntor janë shitur 885.581 vetura të reja në vendet anëtare të BE-së, që do të thotë rritje prej 6.7% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rritja e regjistrimeve të veturave elektrike ishte 16.4%.

Disa tregje kontribuan në këtë rritje me përqindje dyshifrore dhe treshifrore, veçanërisht Belgjika (+150.2%), e cila tani është tregu i pestë më i madh për nga vëllimi. Megjithatë, shitjet e veturave elektrike në Gjermani ranë me 22.5%, dhe do të bien edhe më shumë në periudhën e ardhshme, sepse qeveria gjermane hoqi subvencionet.

Italia ka pasur rritjen më të lartë në periudhën janar-nëntor, me një rritje prej 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022. Spanja (+17.3%), Franca (+16.2%), Rumania (+14%) dhe Gjermania (+11.4%) ishin gjithashtu pozitive.

Nëse shikojmë shitjet sipas markave, Volkswageni vazhdon të kryesojë listën me më së shumti shitje si i vetmi me më shumë se një milion dërgesa. Pas saj vijnë Toyota dhe Renault. Nga markat elektrike, Tesla është e vetmja me një plus të madh (+115%) në krahasim me vitin 2022. Prodhuesi amerikan dorëzoi pothuajse 250 mijë automjete në tregun e BE-së në 11 muaj./Alsat.M/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025