Një çift britanik kishin mbetur pa fjalë në ceremoninë e tyre të martesës, kur aktori i njohur e mjaft popullor Keanu Reeves, vendosi të hyjë në pritjen e tyre.
Surpriza e bukur ndodhi në sallën e hotelit Fawsley Hall në Northamptonshire, pak pasi James e Nikki Roadnight i kishin dhënë premtimet e dashurisë njëri-tjetrit në fundjavë.
Nikki tha më pas për rrjetin Newsweek se i shoqi i kishte thënë aktorit se sapo ishin martuar dhe kur u takuan në barin e hotelit i kërkoi nëse mund të bashkohej me ta për të pirë diçka.
Aktori i Hollywood kishte pranuar ftesën dhe më vonë habiti si çiftin dhe të ftuarit e tjerë.
Nusja tregon se stafi i hotelit e kishte njoftuar se kishte ardhur “një i ftuar i veçantë dhe Reeves erdhi për të bërë urimet dhe fotografi me çiftin. Gjithsesi ai nuk qëndroi gjatë pasi tha se ishte lodhur nga fluturimi që sapo kishte bërë.
“Ai bëri foto me ne dhe të ftuarit!”
“Shoqja ime e ngushtë u martua sot dhe Keanu Reeves për ta uruar e për të na përshëndetur. Një djalë shumë i sjellshëm që uroi shoqen time Nicola dhe bashkëhsortin e saj James!”, shkruante Nikki.
E përditshmja britanike Independent, shkruan se kjo nuk është hera e parë që aktori vjen i paftuar në një martesë.
Ata shkruanin: “Moray & Maura u martuan në New York dhe në fotot e tyre doli një djalë i pakujdesur mirë. Moray dukej shume më mirë me kostumin e fundin e tij skocez sesa #KeanuReeves.