“Chopin Piano Fest” bashkon dy muzikantët nga Shqipëria dhe Turqia
Lexohet për: 2 min.
chopin-festival-130423
1 vit më parë
Linku u kopjua

Bëhet fjalë për Elvin Hoxha Ganiyev me violinë dhe Klejda Tare me piano, të cilët sollën një atmosferë ngrohtësie në koncertin, i cili është mbajtur në Amfiteatrin e ri të Biotikes Qendrore Universitare në kryeqytet.

Para nisjes së koncertit, drejtoresha organizative e festivalit, Besa Luzha tha se janë të kënaqur që kanë arritur t’i bashkojnë dy muzikantët e njohur.

“Ju dëshiroj një mbrëmje të këndshme dhe shpresoj që të gjithë të kënaqemi bashkë. Të dy muzitarët në programin e sotëm janë muzitarë të shquar. Klejda Tare nga Shqipëria. Kurse, Elvin Hoxha Ganiyev violinist shumë dimensional, shumë brilant dhe jemi shume te kënaqur që kemi arrit që përmes muzikës t’i bashkojmë edhe pse jetojnë në vende të ndryshme por ja që Prishtina dhe Chopin Piano Fest i ka bashkuar për të dytën herë për të luajtur së bashku”, tha ajo.

“Chopin Piano Fest”, sivjet po shënon edicionin e trembëdhjetë dhe ka nisur në Ditën e Evropës, ku edhe koncerti i hapjes ka qenë një lloj feste për vlerat evropiane, nën tingujt e gjenive Mozart, Liszt dhe Beethoven, të interpretuar nga mjeshtri italian i pianos Epifanio Comis dhe “Adra Strings”.

Festivali që i kushtohet mjeshtërisë së pianos, po mbahet në bashkëpunim me Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Ambasadën e Zvicrës në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025