Chelsean parakalon PSG-në për shërbimet e Osimhen
Lexohet për: 1 min.
12-Osimhen
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Chelsea mund të mposhtë Paris Saint-Germain për të nënshkruar me Victor Osmihen këtë verë pasi ylli i Napolit preferon një lëvizje në “Stamford Bridge”.

Sipas gazetarit Emanuele Cammaroto, Chelsea është aktualisht kryesuesi për të arritur shërbimet e golashënuesit më të mirë të sezonit të kaluar në Serie A, Victor Osimhen në verë. “Blutë” do të përballen me konkurrencën nga kampionët në fuqi të Ligue 1, Paris Saint-Germain, të cilët e kanë identifikuar sulmuesin si zëvendësues për Kylian Mbappe, por nigeriani raportohet se preferon Premier Ligën.

Raporti shton më tej se Napoli është i vendosur të kërkojë 130 milionë euro për sulmuesin, megjithëse si Chelsea ashtu edhe PSG janë të gatshëm të paguajnë më shumë se 100 milionë euro për ta sjellë lojtarin në skuadrën e tyre, përcjellë KosovaPress.

Sulmuesi 25-vjeçar ka shënuar nëntë gola në sezonin aktual në 19 paraqitje në të gjitha garat dhe ka dhënë tre asistime.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025