Chelsea përgatitë sulmin e radhës për Xhakën
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea përgatitë sulmin e radhës për Xhakën
Xhaka
29/06/2026 - 10:44
Linku u kopjua

Chelsea pritet të rikthehet me një ofertë të re për Granit Xhakën, pasi Sunderlandi ka refuzuar propozimin fillestar prej 8 milionë funtesh për mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane.

Sipas raportimeve, Sunderland nuk është nën presion për ta shitur Xhakën dhe e konsideron atë pjesë të rëndësishme të projektit të klubit. Megjithatë, Chelsea nuk ka hequr dorë nga transferimi dhe pritet të bëjë një përpjekje të re në ditët në vijim.

Raportet shtojnë se vetë Xhaka dëshiron transferimin në "Stamford Bridge", ku synon të ribashkohet me trajnerin Xabi Alonso. Kjo dëshirë e lojtarit mund të ndikojë në vijimin e negociatave, edhe pse Sunderlandi mbetet i vendosur të mos e lejojë largimin e tij me një ofertë që nuk e vlerëson si të mjaftueshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026