Chelsea përditëson për gjendjen e Brojës
Lexohet për: 1 min.
12-Broja
1 vit më parë
Linku u kopjua

Chelsea ka përditësuar për lëndimet në skuadër, ku pjesë e listës është edhe ylli shqiptar, Armando Broja.

Chelsea ka bërë të ditur se Mykhailo Mudryk është rikthyer në stërvitje, kurse shtatë lojtarë të tjerë po e vazhdojnë tretmanin për lëndimet e tyre, përfshirë këtu edhe Brojën, raporton KosovaPress.

“Armando Broja – po vazhdon të marrë tretmanin për irritimin në gjurin e tij”, shkruante në komunikatën e Chelseat.

Ndërkaq, së bashku me Brojën, rikuperimin nga lëndimet po e vazhdojnë edhe Trevoh Chalobah, Ben Chilwell, Carney Chukwuemeka, Wesley Fofana, Romeo Lavia dhe Christopher Nkunku.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024