Chelsea interesohet për Stones të City-t
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Chelsea interesohet për Stones të City-t
New Project - 2026-07-21T224447.598
21/07/2026 - 22:44
Linku u kopjua

Chelsea është futur në garë për mbrojtësin anglez John Stones, pasi kontrata e tij me Manchester Cityn skadoi gjatë Kupës së Botës. Lajmin e raporton Nizaar Kinsella për BBC.

32-vjeçari është lojtar i lirë që nga fundi i qershorit dhe Chelsea i është bashkuar Interit në interesimin për të. Stones ishte në Botëror me Anglinë kur i skadoi kontrata me Cityn.

Sipas raportimit, Chelsea është edhe në bisedime për Maxence Lacroix nga Crystal Palace dhe po vlerëson opsione tjera si Jacobo Ramon nga Como.

Klubi londinez po kërkon të shesë qendërmbrojtës për të liruar vend. Trevoh Chalobah është në bisedime me Comon, ndërsa Axel Disasi dhe Benoit Badiashile janë në listën për shitje.

Stones bëri 295 paraqitje për Cityn pasi u transferua nga Evertoni për 47.5 milionë funte në vitin 2016.

Me Cityn fitoi gjashtë tituj të Premier League, Champions League, dy FA Cup, pesë League Cup dhe trofe tjerë. Ai ka 93 ndeshje me Anglinë dhe ishte pjesë e ekipit që doli i treti në Botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026