Skuadra angleze, Chelsea, si duket e ka gjetur zëvendësimin e mbrojtësit të krahut Cezar Azpilicueta, i cili pritet të largohet këtë verë nga “Stamford Bridge”.
Chelsea ka monitoruar mbrojtësin francez Jonathan Clauss në më shumë se 50 ndeshjet e tij të fundit dhe është i gatshëm që ta transferojë atë këtë verë nëse plotësohen disa kritere.
Po ashtu, në garë për shërbimet e Clauss është edhe gjiganti spanjoll, Atletico Madrid, i cili e ka identifikuar Clauss si një zëvendësues për Sime Vrsaljko, që vazhdon të lidhet me kalimin te Olimpiakos.
Ndërkaq, Clauss, i cili është rritur si fans i flaktë i Chelseat, në muajin maj në një intervistë për “RMC Sport” ka treguar dëshirën e tij për tu transferuar një ditë te “Blutë” e Londrës.
Chelsea e sheh Reece James si të ardhmen e pozitës së tyre të krahut të djathtë, dhe do të transferonte Clauss si një opsion që t’i bëjë konkurrencë James.